Flash

Nis me zëvendësimin e Dwamena: nis sot java e ‘tersit’, më e vështira e kampionatit shqiptar

Lapsi.al 23 November 2023
Nis me zëvendësimin e Dwamena: nis sot java e ‘tersit’,

E 13-a, pikërisht si për të përligjur supersticiozitetin që lidhet me këtë numër e që do të nisë simbolikisht me zëvendësimin e Raphael Dwamena, të ndarë nga jeta në 11 nëntor, në fushën e Arena Egnatia. Për shkak të tragjedisë së rëndë të ndodhur në Rrogozhinë, java e 13 e kampionati nuk u luajt dhe u shty për tu rikuperuar të enjten e të premten.

Egnatia-Partizani do të jetë sfida që do të ngrejë siparin e javës në orën 13.30, duke u luajtur nga minuta e 25’, kur edhe u ndërpre, me rezultatin 1-1. Përpara takimit do të ketë edhe një ceremoni në kujtim të sulmuesit ganez 28 vjeçar Dwamena, trupi i të cilit tashmë prehet në vendin e tij. Dy skuadrat kryesuese janë me 26 pikë, por të kuqtë përvecse vijnë frikshëm me një seri prej 6 suksesesh radhazi, kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. Tetova nuk humbet prej 5 ndeshjesh, por tashmë nuk ka më goleadorin e tij Dwamena.

Pasditen e të enjtes, në orën 17, është radha e Dinamos, që vjen nga barazimi me Kukësin. Skuadra e Mehmetit, e pathyer me teknikun në pankinë, do të presë Erzenin në një ndeshje shumë të rëndësishme. Skuadrat ndahen nga vetëm një pikë e janë në zonat problematike të renditjes. Tirana vjen nga barazimi në Korçë dhe kundër Kukësit do të kërkojë të mos ndahet nga dyshja e kreut, madje të përfitojë nga përplasja e tyre.

SUPERIORE, JAVA E XIII

23/11/23

Egnatia 13 : 30 Partizani (25’ 1-1)

Dinamo 17 : 00 Erzeni

Tirana 20 : 00 Kukësi

24/11/23

Vllaznia 17 : 00 Laçi

Skënderbeu 17 : 00 Teuta

Lexo më tej: Partizani pret trajnerin e ri: çfarë fsheh zgjedhja e pankinës për Abilaliajn

Të premten, Vllaznia kthehet në Loro Boriçi pas rënies së rëndë në kryeqytet. Osmani e ka të qartë se duhet të fitojë me Laçin për renditjen dhe marrëdhëniet me tifozët. 13 pikët e kuqebluve nuk lejojnë alternativa, njësoj si të besuarit e Josës pavarësisht se janë të katërtët, por me vetëm dy pikë më shumë.

Po në orën 17, Skënderbeu do të presë Teutën e vendit të fundit. Për bardhekuqtë fitorja mund ti dërgojë drejt vendit të tretë, gjithnjë nëse Tirana nuk fiton të dielën me Kukësin. Luftë për kreun dhe zonën e rënies nga kategoria, në javën e 13 të Superiores. Një raund që mund t’i japë tjetër konfigurim renditjes, që për të thënë të vërtetën është shumë e ngjeshur. Mjafton të llogaritësh që zona e Final Four ndahet nga fundi me vetëm tre pikë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI