Flash

Video/ Nagelsmann e Trapp bëjnë një figurë të turpshme në transmetim direkt: "Bëj si i dëmtuar"

Lapsi.al 22 November 2023
Video/ Nagelsmann e Trapp bëjnë një figurë të turpshme
Mbrëmë në stadiumin Ernst Happel të Vjenës u zhvillua ndeshja miqësore mes Austrisë dhe Gjermanisë. Pavarësisht rezultatit (2-0 në favor të vendasve), ajo që shkaktoi diskutime ishte një episod kontrovers që ndodhi pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Protagonistë ishin trajneri gjerman Julian Nagelsmann dhe portieri Kevin Trapp. Kërkesa e përzgjedhësit për portierin e tij ishte në kufijtë e antisportivitetit dhe u kap nga syri gjithnjë vigjilent i kamerave. Minuta e gjashtë e pjesës së dytë të ndeshjes sapo kishte filluar, me Trapp që po përgatitej të rivinte topin në lojë pas një goditje që përfundoi jashtë nga kundërshtarët e tij. Në atë moment erdhi kërkesa e veçantë e Nagelsmann, i cili i bërtiti portierit të tij që të rrëzohej në tokë dhe të simulonte një dëmtim, edhe pse në realitet nuk kishte marrë asnjë lloj goditjeje. Kërkesa u pranua menjëherë nga portieri, i cili u ul duke kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor. Synimi i trajnerit ishte të përfitonte nga pauza për t'i dhënë disa indikacione skuadrës. Ai thirri shpejt një nga lojtarët e tij dhe i tregoi bordin taktik me dispozitat e reja për t'ia kaluar shokëve të tij. Mëkat që këto indikacione ishin pak të dobishme, duke qenë se Gjermania, tashmë në disavantazh të një goli, e humbi përfundimisht ndeshjen miqësore 2-0. Përveç humbjes, mbetet edhe figura e shëmtuar për skenën e gjermanëve, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI