Flash

Video/ Kosova turpërohet, e fundit në renditje: Bjellorusia fiton në Prishtinë, Greqia prish rekordin e Francës

Lapsi.al 21 November 2023
Video/ Kosova turpërohet, e fundit në renditje: Bjellorusia fiton

Kombëtarja e fundit që kualifikohet në Euro 2024 është Kroacia, e cila mundi Armeninë 1-0 falë golit të Budimir (43'). Kosova shpresonte vendin e tretë, por mundet në shtëpi nga Bjellorusia dhe renditet turpshëm e fundit. 1-1 ndërkohë për Uellsin përballë Turqisë, që e mbyll në vendin e parë në grupin D. Hollanda mposhti Gjibraltarin 6-0, ndërsa Franca barazon 2-2 në Greqi. Rumania është e para në grupin I pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës, me golin e Alibec.

GRUPI B

Franca nuk arrin të përfundojë me pikë të plota grupin B, por sërish mbetet e pamposhtur pas barazimit 2-2 në Greqi. Skuadra franceze zhbllokoi ndeshjen në minutën e 42': Kolo Muani shënoi, duke mposhtur Vlachodimos me një goditje të fuqishme me të djathtën në shtyllën e afërt, pas asistit të Giroud. Në pjesën e dytë, megjithatë, rikthimi grek mori formë, i nënshkruar nga Bakasetas në minutën e 56' dhe Ioannidis në minutën e 61', pas një asisti të Giannoulis. Deschamps futi në fushë Mbappé, Coman dhe Thuram dhe në minutën e 74' Fofana bëri 2-2 me një goditje fantastike nga distanca. Për më tepër, dy shtylla në fund i mohuan 3-2 nën/kampionëve të Botës.

Tashmë e sigurt për vendin e dytë, Holanda u argëtua në Gjibraltar, e cila pas humbjes së rëndë 14-0 ndaj Francës pësoi 6 gola të tjerë. Stengs mori skenën me një trigolësh (10', 50' dhe 62'). Golat e tjerë u kompletuan nga Wieffer (23'), Koopmeiners (38') dhe Gakpo (81'). Në pjesën e dytë, Reijnders hyri gjithashtu si zëvendësues për Dumfries dhe De Roon.

GRUPI D

Skuadra e fundit që ka fluturuar në Euro 2024 përmes kualifikueseve është Kroacia, që me drithërima mundi Armeninë 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 43', pas ankthit të përjetuar nga avantazhi momental i Uellsit ndaj Turqisë. Para pushimit, Sosa shërbeu në qendër për Budimir, që zhbllokoi ndeshjen për skuadrën e tij. Ish-lojtari i Crotone dhe Sampdoria do të gjente edhe golin e dytë gjatë pjesës së dytë, por ai u anulua për faull. Kroacia nuk e mbylli ndeshjen por gjithsesi arriti të fitojë, duke siguruar kalimin për Euro 2024.

Megjithatë, skuadra e Dalic përfundoi në vendin e dytë falë barazimit 1-1 mes Uellsit dhe Turqisë. Vendasit e thyen menjëherë ngërçin me Neco Williams (7'), duke iu afruar kualifikimit deri në golin e Budimir. Pasi humbi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, skuadra e Page pësoi edhe një barazim me penallti. Pa Calhanoglu, Yazici shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë vendin e parë teknikut Montella.

GRUPI I

Turpërohet Kosova që e mbyll e fundit, e mundur në shtëpi nga Bjellorusia. Me ndeshjet e luajtura tashmë në Grupin I, mbetej për të vendosur vetëm fituesi i grupit. Rumania, triumfoi 1-0 në përballjen direkte me Zvicrën dhe shkon si vendi i parë. Skuadra e teknikut Iordanesku mori avantazhin në pjesën e dytë falë ish-lojtarit të Inter, Alibec.

Grupi u kompletua me sukseset e Izraelit dhe Bjellorusisë, të cilët mposhtën përkatësisht Andorrën (2-0 me autogol të Cervos dhe gol Kinda) dhe Kosovën (1-0 falë Antilevskiy). Kosova e teknikut Gliha shpresonte të merrte vendin e tretë, gjithnjë nëse Izraeli nuk fitonte në ndeshjen e fundit, por në Prishtinë vendosi goli i Antilevskiy, që lejoi Bjellorusinë të parakalonte Dardanët dhe të linte për ta vendin e fundit të grupit.

Lexo më tej: Rishkruhet historia/ Shqipëria shkon në Europianin e Gjermanisë

Euro 2024 Qualification: Group B

Gibraltar 0-6 Netherlands

Greece 2-2 France

Euro 2024 Qualification: Group D

Croatia 1-0 Armenia

Wales 1-1 Turkiye

Euro 2024 Qualification: Group I

Andorra 0-2 Israel

Kosovo 0-1 Belarus

Romania 1-0 Switzerland

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI