Flash

Gil Manzano lejoi Italinë të shkonte në Europian: Cesari pranon penalltinë ndaj Mudryk

Lapsi.al 21 November 2023
Gil Manzano lejoi Italinë të shkonte në Europian: Cesari pranon

Italia mbajti frymën në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Ukrainës, e cila ishte vendimtare për kualifikimin në Europian. Në minutën e 93' pati një kontakt mes Cristante dhe Mudryk. Skuadra e Rebrov kërkoi penallti, por arbitri Gil Manzano bëri shenjë për të vazhduar.

Shumë tifozë pritën analizën VAR, por loja vazhdoi deri në bilbilin e fundit që i dërgon italianët në shortin e 2 dhjetorit. Graziano Cesari, moviolisti i Mediaset, sqaron episodin që la shumë dyshime. Ish-arbitri pranoi se ishte 11 metërsh, por tregoi përse nuk ndërhyri VAR. Pasi mungoi në dy Botërorë radhazi, Italia duhet të falenderojë arbitrin që nuk mbeti edhe jashtë Europianit.

Lexo më tej: Prapaskenë e bujshme te Italia: Spalletti e thirri, Verratti refuzoi grumbullimin

"Për mendimin tim, Gil Manzano është në pozicion shumë të mirë - thotë Cesari - ai e sheh kontaktin dhe e gjykon se nuk duhej dënuar. VAR me të drejtë nuk ndërhyn sepse arbitri është në pozicionin më të mirë për të vendosur. Mudryk sigurisht që prek topin i pari. Ai paraprin Cristante dhe kjo duket qartë në imazhe, falë ngjyrës së kuqe të këpucës së lojtarit ukrainas. E përsëris, sidoqoftë, se vetëm Gil Manzano mund të vlerësojë shtrirjen dhe intensitetin e kontaktit nëse ka pasur të tillë. Arbitri ishte besnik ndaj 'arbitrimit të mbajtur për të gjithë 90 minutat dhe nuk e sanksionoi ndërhyrjen'.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI