Flash

Gavi, FIFA do të paguajë Barcelonën: ja si funksionion dëmshpërblimi për dëmtimet në kombëtare

Lapsi.al 20 November 2023
Gavi, FIFA do të paguajë Barcelonën: ja si funksionion
Siç dihet tashmë, Gavi pësoi një këputje të ligamentit kryqëzor të përparmë me një lezion të meniskut anësor. Një diagnozë, e cila doli pas kontrolleve të sotme, e që do të detyrojë 19 vjeçarin të kalojë në rehabilitim për 8-9 muaj. Si pasojë djaloshi do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, përfshirë edhe Kampionatin Europian. Blaugranat, megjithatë, do të kenë të drejtën e kompensimit nga FIFA.

DËMSHPËRBLIMI NGA FIFA

Lajmi për dëmtimin e mesfushorit Gavi u pasua nga zemërimi i Barcelonës. Klubi është i detyruar të heqë dorë nga një prej talenteve më të mëdhenj Blaugrana deri në fund të sezonit. Megjithatë, falë programit të mbrojtjes së klubeve, katalanasit do të marrin kompensim nga FIFA, i parashikuar në rast dëmtimi që zgjat më shumë se 28 ditë. Lexo më tej: Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje e meniskut për Gavi

"DËMSHPËRBLIM DERI NË 7.5 MILIONË EURO"

“Programi i kompenson klubet deri në 7.5 milionë euro për lojtar në rast dëmtimi”, thuhet në tekstin e marrëveshjes, të nënshkruar në vitin 2012 mes FIFA-s dhe klubeve. "Maksimumi prej 7.5 milionë është llogaritur në bazë të një pagese ditore proporcionale deri në 20,548 euro, e pagueshme për një maksimum prej 365 ditësh. Shtesa bazohet në pagën fikse që klubi i paguan lojtarit. Nuk janë të përfshira shuma të ndryshueshme, pagesa të njëhershme, pagesa të pa kryera rregullisht ose ndonjë bonus”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI