Flash

Video/ Fjalimi i pamëshirshëm i Deschamps me lojtarët në pushim kundër Gjibraltarit: e po fitonin 7-0

Lapsi.al 20 November 2023
Video/ Fjalimi i pamëshirshëm i Deschamps me lojtarët në
Të shtunën e kaluar në Nice, një uragan i quajtur Francë goditi Gjibraltarin e vogël. Ndeshja mes dy kombëtareve, e vlefshme për javën e parafundit të grupit kualifikues për Euro 2024, përfundoi me një rezultat të bujshëm 14-0. Gjelat e drejtuar nga Didier Deschamps, gjetën rrugën drejt rrjetës me 10 lojtarë të ndryshëm. Pas 45' të parë rezultati ishte tashmë 7-0 për Les Bleus, të cilët mund të menaxhonin ose të paktën të ngadalësonin ritmin në pjesën e dytë. Megjithatë, trajneri kishte ide të ndryshme dhe për ta vërtetuar këtë u shfaq videoja e fjalimit që ai i mbajti skuadrës në pushimin e pjesës së parë. Një fjalim saktësisht i pamëshirshëm. 14-0 me të cilin kombëtarja franceze asgjësoi Gjibraltarin fatkeq përfaqëson një record. Rezultati mundi atë 13-0 me të cilin Gjermania mposhti San Marinon në 2006. Gjelat tashmë ishin kualifikuar për Kampionatin e ardhshëm Evropian, por dëshira e tyre për të fituar (e stërfituar) nuk mungoi për këtë arsye. Ashtu si trajnerit Didier Deschamps nuk i mungoi cinizmi gjatë pushimit të ndeshjes, me skuadrën e tij tashmë që kryesonte me 7 gola, me një lojtar më shumë dhe në kontroll të plotë të ndeshjes. Fjalimi i ish-mesfushorit të Juventus drejtuar skuadrës në dhomat e zhveshjes u duk, për shumë njerëz, si i pamëshirshëm.

FJALIMI I DESCHAMPS

“Notat maksimale për pjesën e parë, djema”, filloi Deschamps, duke folur me një qetësi të frikshme. Megjithatë, ai e shtyu skuadrën e tij të mos ndalet: "Ne duhet të bëjmë pak a shumë të njëjtën gjë në të dytën. T’i mbajmë gjërat sa më të thjeshta dhe shënojmë sa herë që mundemi. Është 7-0, por nuk ka kufij. Dua të njëjtën vendosmëri nga të gjithë. Rekordi është 10-0, për kuriozitet mund ta mposhtni. Mos u përmbani djema”, përfundoi ai. Nuk ka “mëshirë sportive” kur luan dhe fjalët e trajnerit të Francës ishin emblematike në këtë kuptim.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI