Flash

Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje e meniskut për Gavi

Lapsi.al 20 November 2023
Lamtumirë Europian, dalin rezultatet e kontrolleve mjekësore: ndrydhje
Ndryshje e plotë e ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të djathtë dhe dëmtim i meniskut të majtë. Ky është rezultati i testeve që Gavi iu nënshtrua pas dëmtimit të pësuar një ditë më parë. Mesfushori katalanas doli nga fusha gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024. Në ditët në vijim 19-vjeçari do t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Lexo më tej: Video/ Lukaku sikletos shqiptarin De Biasi: Belgjika shpërthyese, fitojnë Spanja e Portugalia Dëmtimi i rëndë i mesfushorit Gavi ndodhi në minutën e 21’ të Spanjë-Gjeorgji, ndeshje kualifikuese për Euro 2024. Mesfushori i Barcelonës, pas një përplasje me Lochoshvili, pësoi një problem në gjurin e djathtë. Ai rifilloi të luante, por hoqi dorë pak më vonë, duke u larguar nga fusha në lot. Që në momentin e parë, ende pa qartësimet e kontrolleve mjekësore, ekzistonte frika e këputjes së ligamentit kruciat, siç raportuan Marca dhe As. Kohët e rikuperimit pritet të jenë 6 deri në 8 muaj, që do të thotë sezon i mbyllur dhe Europian nga shtëpia.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI