Flash

Tronditet Anglia: City e Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League, pas -10 pikëve për Everton

Lapsi.al 19 November 2023
Tronditet Anglia: City e Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League,

Tension i lartë në Premier League pas penalizimit me dhjetë pikë të vendosur ndaj Everton, për një shkelje të vetme të Fair Play-it financiar. Pas kësaj “stuhie”, në fakt, tani shumë njerëz po pyesin se çfarë rrezikojnë Manchester City dhe Chelsea, të akuzuar përkatësisht për 115 shkelje të FPF-së në nëntë sezonet e fundit. Dy klubet madje akuzohen edhe se kanë bërë një sërë pagesash “të fshehta” në kundërshtim me rregulla të ndryshme. Sipas Times, Citizens dhe Blues mund të pësojnë të paktën 30 pikë penalizim apo edhe rënie të drejtpërdrejtë. Të gjitha hipotezat duhet të shqyrtohen ende me shumë vëmendje. Kjo edhe për shkak se çështja është nën lupën e drejtësisë sportive angleze. E do të duhen të paktën dy vjet të tjera para se të arrihet në një dënim përfundimtar.

Por le të ecim hap pas hapi dhe të përpiqemi ta sqarojmë më mirë situatën. Everton pësoi një zbritje prej 10 pikësh në renditje, sepse në tre sezone (2019/20, 2020/21 dhe 2021/22) ata pësuan humbje prej 142 milionë eurosh, 22 milionë më shumë se sa e lejon rregullorja. Një qëndrim shumë i ashpër që në Angli tërhoqi vëmendjen menjëherë te situatat e mprehta të City dhe Chelsea.

Lexo më tej: Lyon e çështja Nuamah që "dribloi" Fair Play Financiar: ja manovra skandaloze e francezëve

Në detaje, për sa i përket Citizens, shkurtin e kaluar Premier League gjeti 115 shkelje të mundshme të Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh. Ndërsa, sa i përket Blues, një hetim nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë theksoi së fundmi disa transaksione të dyshimta. Si dhe pagesa të parregullta nga Roman Abramovich mes 2021 dhe 2019 për të ulur shpenzimet zyrtare të klubit. Akuza që rrezikojnë t'u kushtojnë shtrenjtë të dy klubeve dhe të ndryshojnë ekuilibrat e Premier League.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI