Flash

Shqipëria barazon me Moldavinë dhe shkon në Euro 2024: fitorja rrëshket dy minuta nga fundi 1-1 në Kishinjev

Lapsi.al 17 November 2023
Shqipëria barazon me Moldavinë dhe shkon në Euro 2024: fitorja

Zyrtarisht në Euro 2024. 14 pikë, në vendin e parë, por vendi i parë matematik duhet ende të presë. Shqiperia mbetet e pathyer edhe në Kishinjev, por goli i Cikalleshit barazohet nga Baboglo dy minuta nga fundi qe eviton humbjen e dytë në kualifikuese, të dyja nga kuqezinjtë. Një ndeshje e kujdeshme, e luftuar, me pak raste, por që çon të besuarit e Sylvinho në finalet e Gjermani 2024.

Sylvinho nuk ndryshoi asgjë në formacion, ku u rikthye Ismajli. Pak mundesi përpara, por shumë kujdes për të mos i dhënë mundësi Nicolaescu e Caimacov. Moldavia provoi vetëm në një rast me Postolaci, me Berishën të kujdesshëm. Episodi kyç ishte pengimi në zonë i Seferit dhe penalltia që Cikalleshi Nuk e gaboi. 0-1 në minutën e 25, që mbeti i pa ndryshuar edhe kur skuadrat i kthyen në dhomat e zhveshjes.

Nuk ishte ndeshja më e bukur pêër tu parë e kombëtares, por ishte e disiplinuar taktikisht dhe u kuptua në forcingun moldav pas rifillimit. Tentativa të parrezikshme për Berishen, ndërsa kundersulmi kuqezi frikësoi nē 180 sekonda dy herë. Më flagrante ajo e Seferit në të 74’ qē u përplas në traversë, pas devijimit të portierit. Pastaj Asani nuk pati shenjestrën e zakonshme të këtyre eliminatoreve. Presioni i fundit solli golin në minutën e 88’ nga Baboglo, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të mundur Berishën.

Pavarësisht barazimit, Shqiperia zyrtarizon ëndërrën për të shkuar për herë të dytë në një Europian, por këtë herë nga hyrja kryesore, me shumë mundësi si kokë grupi.

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti: Jemi para një finaleje, luajmë vetëm për tre pikë

 

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI