Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Cristiano Ronaldo kthehet në Champions League 2024-2025: UEFA ka ndërmend të ftojë Al Nassr

Lapsi.al 14 November 2023
Cristiano Ronaldo kthehet në Champions League 2024-2025: UEFA ka

UEFA synon të ftojë Al Nassr për të marrë pjesë në Champions League 2024-25, me arsyetimin se klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo është një nga tre klubet më popullorë në botë. Ky është lajmi që vjen nga Arabia dhe raportohet nga British Football Talk. E vërtetë apo më shumë fantazi, sepse ka ende shumë pengesa për tu kapërcyer, duke filluar nga Fair Play-i financiar që ekipet evropiane duhet të respektojnë ndryshe nga ato arabe që shpenzuan shumë gjatë verës falë fondit sovran të PIF.

Përveç çështjes (të rëndësishme) të respektimit të Fair Play-it financiar, duhet të merret parasysh edhe se sezonin e ardhshëm do të fillojë formati i ri i Champions League. Numri i skuadrave që do të shkojë nga 32 në 36 në një grup të vetëm, bazuar në formatin e Euroligës së basketbollit. Për arsye kalendarike, padyshim që skuadrat nuk do të mund të luajnë të gjitha me njëra-tjetrën, por secila skuadër do të përballet me të njëjtin numër kundërshtarësh të ndarë në vazo dhe të shortuara. Numri i ndeshjeve të garantuara do të rritet gjithashtu nga 6 në 8, katër në shtëpi dhe katër jashtë.

Lexo më tej: Video/ Ronaldo ende një përbindësh: finte që shtriu në bar tre mbrojtës, pastaj gol në trekëndësh

DILEMAT E SKENARIT

Në këtë skenar, lind spontanisht pyetja ende pa përgjigje, se kush do t'i hapë vendin arabëve të Al Nassr dhe mbi bazën e cilit kriter do të zgjidhet skuadra e përjashtuar. Më pas është edhe reagimi i tifozëve për këtë eventualitet që duhen marrë parasysh, po ata tifozë që i thanë jo Super League dhe që tani do të shihnin një të imponohej një ekip, thjesht për arsye ekonomike.

Sigurisht, nëse lajmi do të konfirmohej, një njeri do të ishte i lumtur, pikërisht Cristiano Ronaldo. Golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League (140 gola) mund të rrisë numrin e tij të realizimeve dhe të bëhet gjithnjë e më legjendar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI