Flash

Video/ “Gjithë jetën kritika kam dëgjuar”: Elseid Hysaj përgjigjet në fushë dhe paralajmëron Moldavinë

Lapsi.al 14 November 2023
Video/ “Gjithë jetën kritika kam dëgjuar”: Elseid

Kombëtarja shqiptare do të luajë të premten e 17 nëntorit ‘finalen’ e parë të këtij muaji ndaj Moldavisë në transfertë. Një ndeshje që mund ta shohë Shqipërinë të kualifikohet në Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’. Në konferencën për media, Elseid Hysaj e bëri të qartë se nga Moldavia nuk dëshiron të dalë i mundur: “Është një ndeshje e rëndësishme dhe janë në skuadër shumë e fortë për momentin. Ne duhet të shkojmë atje për të mos humbur, sepse edhe një pikë mund të na nevojitet dhe jemi të kualifikuar, por do ishte bukur të fitonim dhe të arrinim rekordin e pikëve si Kombëtare”.

Moldavët kanë pësuar vetëm një humbje, edhe atë nga kuqezinjtë, autorë të një fushate kualifikuese fantastike. “Është një ndjesi e bukur kur kujtojmë ato momente të 2016, nuk mund t’i harrosh - tha Hysaj -. Shpresoj që t’i shijojnë edhe djemtë e tjerë dhe ne bashkë me shokun tim të vjetër Berishën. Është një kënaqësi, duhet të shkojmë atje me vëmendjen e duhur dhe të vijmë me fitore në Shqipëri”.

Lexo më tej: Asllani me grupin, mesfushori përballon ngarkesën: Sylvinho, stërvitja e parë me kontigjent të plotë

Hysaj në fakt është kthyer protagonist, duke shuar kritikat, sapo është vendosur në të djathtë të katërshes së mbrojtjes: “Kritika mund të kem sepse gjithë jetën kështu kam dëgjuar – tha Hysaj -. Por nuk është problem sepse rëndësi kanë rezultatet dhe ku jemi. Kemi mundësi të shkojmë në Europian dhe të shkojmë në Gjermani kjo është më e rëndësishme. Pastaj kritikat janë pjesë e lojës mund të vijnë dhe do të jenë aty gjithmonë.

https://youtu.be/gL2He7x8s54

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI