Flash

Asllani me grupin, mesfushori përballon ngarkesën: Sylvinho, stërvitja e parë me kontigjent të plotë

Lapsi.al 14 November 2023
Asllani me grupin, mesfushori përballon ngarkesën: Sylvinho,

Më në fund me grup të plotë. Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore paraditen e kësaj të marte në“Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën me të gjithë lojtarët në dispozicion. Sylvinho ka nisur kështu plotësisht përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve të fundit kualifikuese. Kristjan Asllani, i vetmi në dyshim, është stërvitur me ngarkesë të plotë dhe do të jetë gati ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë bashkuar me ekipin edhe futbollistët që nuk kishin mbërritur ende në grumbullim. Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe Jon Mersinaj u vunë në dispozicion të teknikut Sylvinho.

Ngarkesën e seancës stërvitore e kanë marrë të plotë të gjithë lojtarët, së bashku me mesfushorin Kristjan Asllani. Mesfushori zikaltër zhvilloi stërvitje të diferencuar ditën e djeshme. Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e, më pas, trajneri Sylvinho së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Lexo më tej: Broja, vendimtar edhe në pak minuta: penalltia kundër City hap debatin. A bëri mirë Sylvinho?

Seanca e radhës stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet ditën e nesërme. Ndërsa të enjten në mëngjes Kombëtarja do të niset drejt Moldavisë. Pasditen e të enjtes do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore, në prag të takimit ndaj Moldavisë.

Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Zimbru”, Chisinau në Moldavi, më 17 nëntor duke nisur nga ora 18:00. Ndërsa sfida e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania”, më 20 nëntor, në orën 20:45.

https://youtu.be/8BIqL0MJEOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI