Flash

FOTO/ Lamtumira e Bobby Charlton: në përshëndetjen e fundit edhe Princi William

Lapsi.al 13 November 2023
FOTO/ Lamtumira e Bobby Charlton: në përshëndetjen e fundit edhe

Një kampion si ai nuk harrohet kurrë. E në fakt, mijëra njerëz u mblodhën sot për t'i bërë homazhet e fundit në nderim të heroit të Kupës së Botës së Anglisë në 1966. Mes tyre ishte edhe Princi i Uellsit, William, së bashku me shumë lojtarë aktualë dhe të kaluar të Manchester United. Lamtumirën e fundit e Sir Bobby Charlton, që u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare, u mbajt në Katedralen e Mançesterit.

Kortezhi funebër kaloi përpara Old Trafford, gjatë rrugës për në katedrale. Tifozët bënë homazhe përgjatë gjithë rrugës për kampionin e madh që ndërroi jetë më 23 tetor. Shërbesa brenda katedrales u mbajt privatisht. Charlton ishte një nga kampionët evropianë të Anglisë në vitin 1966 dhe fitoi Kupën e Evropës me United në 1968 pasi i mbijetoi tragjedisë së Mynihut, në të cilën humbën jetën 23 persona në një aksident ajror, mes të cilëve 8 lojtarë të Djajve të Kuq.

Legjenda të futbollit botëror dhe anglez, si dhe personalitete të larta jo vetëm të botës së sportit morën pjesë në homazhe. Aleks Ferguson, Alexandr Ceferin, Gareth Southgate janë vetëm disa nga personazhet e famshëm që ishin të pranishëm në lamtumirën e Sir Bobby. Mediat angleze përmendin se në funeralin e tij priteshin rreth 1000 mysafirë zyrtarë. Anglezët e konsiderojnë Bobby Chartlon një nga futbollistët më të mirë në histori. Me 49 gola për Tre Luanët, ai ishte golashënuesi më i mirë i kombëtares për gati 50 vjet, para se të kalohej nga Rooney dhe Kane.

ARRITJET NË KARRIERË

Në vitin 1966, Charlton luajti një rol kyç në fitimin e Kupës së Botës me Anglinë. Gjatë karrierës së tij 17-vjeçare me Red Devils fitoi tre herë kampionatin, si dhe FA Cup dhe Kupën e Kampionëve të Evropës. Ai luajti gjithsej 758 ndeshje me fanellën e Manchester United, duke shënuar 259 gola. Ai luajti për United nga 1956 deri në 1973, dhe më vonë luajti për Preston North End, Waterford, Australian Newcastel, Perth dhe Blacktown.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI