Flash

Video/ "Fuqia jonë janë tifozat". Arbnor Muja sfidon moldavët: "Nuk besoj se do kemi probleme"

Lapsi.al 13 November 2023
Video/ "Fuqia jonë janë tifozat". Arbnor Muja sfidon

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për dy sfidat e fundit kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Në dy ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ kuqezinjtë kanë nevojë për vetëm një pikë për tu kualifikuar. Synimi i vetëm është arritja e objektivit madhor dhe Arbnor Muja nuk tërhiqet nga sfida. “Si çdo herë jemi përgatitur dhe jemi shumë të fokusuar. Kjo është finalja jonë - tha Muja -. Në këto kualifikuese jemi përgatitur mirë, ta shohim se si do të vazhdojë ecuria edhe në këto ndeshje. Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë dhe të dalim më shumë apo më pak nga vetja, nëse vazhdojmë me këtë ecuri që kemi pasur nuk besoj se do të hasim probleme".

Lexo më tej: Sylvinho humb mbrojtësin pa nisur grumbullimin: Ajeti dëmtohet, braziliani thërret Jon Mersinaj

Sulmuesi kuqezi vlerësoi ekipin e Moldavisë, dhe bëri thirrje për mbështetje nga tifozët kuqezi: "Futbolli gjithmonë ka vështirësi dhe mendoj që ekipi që kemi, grupi që kemi ka shumë cilësi dhe zemër dhe besoj se do të dalim me fitore. Fuqia jonë janë tifozat kuqezi, tifozat e kombëtares, jemi shumë krenar për ta dhe shpresoj që t’i gëzojmë në dy ndeshjet e fundit, së pari me Moldavinë dhe pastaj ta bëjmë festën e madhe në Tiranë", përfundoi Arbnor Muja.

https://youtu.be/dsE4kFGxwGU

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI