Flash

Video/ Dimarco gol i çmendur nga 56 metra distancë: Inter mposht Frosinone e kthehet i pari

Lapsi.al 12 November 2023
Video/ Dimarco gol i çmendur nga 56 metra distancë: Inter mposht
Në ndeshjen e fundit të javës së 12 të Serie A, Inter mposhti 2-0 Frosinone, duke rifituar vendin e parë. Zikaltrit tashmë, kur kampionati të rifillojë pas pauzës ndërkombëtare, do të përballet me Juventus në ndeshjen e madhe të titullit, me dy pikë epërsi. Frosinone u mundua, luajti mirë dhe Inter pati nevojë për magjinë autentike nga Dimarco. Një parabolë me të majtën nga 56 metra distancë në minutën e 43', mposhti portierin kundërshtar. Skuadra e Inzaghi shkoi në pushim në avantazh, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë dyfishoi. Thuram u rrëzua në zonë nga Monterisi për një penallti që Calhanoglu nuk mund ta humbiste, duke spostuar Turati. Frosinone e shqiptarëve Çuni e Ibrahimovic nuk arriti të futej në lojë. Cheddira u ndal nga shtylla (57'), ndërsa Sommer ndaloi tentativat e Marchizza dhe Ibrahimovic. Lexo më tej: Video/ Lazio e pafat, Luis Alberto ndalet nga shtylla: me Romën mbyllet në barazim me sherr në fund Me magji të jashtëzakonshme dhe një specialist të klasit botëror, Inter mundi Frosinone 2-0 dhe u rikthye përpara Juventus në renditje. Zikaltrit përfunduan kështu një muaj futbolli me vetëm fitore, mes pauzës së fundit për kombëtaret dhe asaj të ardhshme. Në minutën e 43' Federico Dimarco zhbllokoi ndeshjen me një tentativë të çmendur me të majtën (në gjysmë të rrugës mes një krosimi dhe një goditje) që hyri në portë nga mbi 50 metra. Ndërsa në minutën e 48' Hakan Calhanoglu dyfishoi epërsinë pas një penalltie të fituar nga Marcus Thuram. Në pjesën e dytë kishte vend edhe për një shtyllë të Walid Cheddira. Marokeni sapo kishte hyrë si zëvendësues për Çunin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI