Shfaqje force e Paris Saint-Germain, që mundi Reims 3-0 në transfertë falë trigolëshit të Mbappé. Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin menjëherë, kur në minutën e 3' përfitoi nga krosimi i Dembele duke finalizuar me një diagonale me të djathtën. Vendasit barazuan me Ito pas pak minutash, por goli i 1-1 u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Daramy. Të besuarit e Luis Enrique u kthyen në dhomat e zhveshjes me një gol përpara, dhe në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan. Lexo më tej: Felipe Melo bën 'copë' Mbappé: "Është një budalla, duhet ta mbajë gojën mbyllur" Pak para një orë loje (59') Soler shërbeu një top brenda zonës që Mbappé, e shtyu përsëri në rrjetë për dyfishimin. Reagimi i skuadrës së Will Still është zemërak, por pavarësisht presionit bardhekuqtë nuk arritën dot të ngushtojnë distancën. Në minutën e 82' Mbappé vendosi të marrë topin në shtëpi, duke shënuar trigolëshin e tij personal që nuk mjaftoi për të kënaqur Luis Enrique. PSG është në vendin e parë në Ligue 1, falë barazimit të Nice, me 27 pikë. Për momentin, Reims mbetet në vendin e katërt, i mbërthyer në 20 pikë.Três gols não bastam? Um bem-humorado Luis Enrique espera mais de Mbappé: "Não estou muito feliz com Kylian hoje! Sobre gols, não tenho o que dizer. Mas ele pode ajudar mais! É um dos melhores do mundo, sem dúvida, mas queremos que ele faça mais coisas".pic.twitter.com/sqvhvma0zu
— Leonardo Bertozzi (@lbertozzi) November 11, 2023
It’s crazy how so many fans don’t understand the value of off the ball positioning, being a good receiver makes it so much easier for the passer If Messi had made this assist, his fans would’ve said that he deserves 100% credit for the goal “mbApPE NEeds mEsSi tO scORE” https://t.co/jWvAbkHpJp
— Kylian Mbappe is the GOAT (@Tezzathekchen) November 12, 2023