Flash

Fitoi ndaj Cagliari me mendjen te Inter, Allegri: "Ata janë favoritët për titull, por në ndeshje direkte…"

Lapsi.al 11 November 2023
Fitoi ndaj Cagliari me mendjen te Inter, Allegri: "Ata janë

Juventus mposhti 2-1 Cagliari për të marrë fitoren e pestë radhazi në kampionat. Pak vuajtje në fund, por bardhezinjtë e Max Allegri janë tani në vendin e parë në kampionat: "Ishte e rëndësishme të fitonim për renditjen dhe të shkëputeshim nga ndjekësit - komentoi trajneri i Juventus në fund të ndeshjes -. Cagliari vinte nga një moment i shkëlqyer dhe pas 2-0 ne ndaluam së menaxhuari topin, duke pësuar më pas një gol që mund ta kishim shmangur”. Për të marrë tre pikët duheshin topat inaktivë: “Duhet të jemi më efektivë dhe të qetë në pasimin e fundit, por skuadra po rritet dhe ka një shpirt të jashtëzakonshëm. Tani kemi më shumë durim kur nuk gjejmë golin dhe mbetemi kompakt."

Juventus rriti ritmin dhe presionin në pjesën e dytë: "Në pjesën finale të pjesës së parë këmbët tona u ndjenë ndryshe, pasi vuajtëm në 30 minutat e para. Ne u kthyem mirë pas pushimit edhe pse duhej ta kishim zhbllokuar më herët takimin. U treguam të aftë për të përfituar nga topat inaktivë. Ne fituam me meritë."

Sulmuesit vuajnë për të shënuar, por Allegri duket se nuk e ka shumë problem: "Nuk jam i shqetësuar sepse i kanë mundësitë, golat do të vijnë. Ata duhet vetëm të qëndrojnë të qetë". Një provë e mirë e McKennie: "Ai po bën një kampionat të rëndësishëm, është pjekur dhe e ka vënë veten në lojë. Duhet të vazhdojë kështu sepse ka cilësi fizike që kompensojnë disa gabime teknike. Në hapësira është shkatërrues".

Lexo më tej: Video/ Juventus rrëmben fitoren e pestë radhazi, 2-1 ndaj Cagliari: Bremer-Rugani ngjisin bardhezinjtë në krye

MENDJA TE INTER

Pas pauzës është përplasja direkte kundër Inter: "Në një ndeshje të vetme çdo gjë mund të ndodhë dhe për këtë arsye nuk e di kush është favorit. Inter është sigurisht favorit për titullin, ne duhet të jemi të aftë për të qëndruar atje me të parat e renditjes. Zikaltrit janë ndërtuar për të fituar prej kohësh dhe mund ta bëjnë këtë edhe këtë vit".

Rritja e Juventus është evidente: "Meritat i shkojnë të gjithëve që punojnë në këtë skuadër. Ne duhet të mbajmë një profil të ulët për të krijuar atë normalitet që në bardhezi do të thotë të fitojmë ndeshje. Të punojmë në kufizimet tona, që të mund të bëhen pikat e forta. Ne bëmë mirë në 12 ndeshjet e para dhe merita është e të gjithëve, jo e imja”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI