Flash

Video/ Dwamena shembet në fushë pa ndjenja në mes të lojës: në Europë nuk luante dot prej problemit në zemër

Lapsi.al 11 November 2023
Video/ Dwamena shembet në fushë pa ndjenja në mes të

Rafael Dwamena trondit super sfidën mes Egnatias e Partizanit, për javën e 13 të Superiores. Kapiteni i rrogozhinasve u shemb pa ndjenjë përtokë, duke tronditur gjithë stadiumin dhe lojtarët në fushë. Në minutën e 24' të ndeshjes, kur pritej të rifillonte loja pas një kontrolli me VAR, sulmuesi ganez ra pa ndjenja në fushën e lojës. Pamjet janë tronditëse dhe të gjithë lojtarët e arbitri kryesor vrapuan në fushë për të parë gjendjen e lojtarit.

Mjekët e të dy ekipeve e së bashku me ta edhe stafet e skuadrave i dhanë ndihmën e menjëhershme sulmuesit Dwamena. Pas pak minutave në fushë, lojtari u transportua me urgjencë në spital. Informacione zyrtare nga spitali i Rrogozhinës raportojnë se lojtari fillimisht ishte i ndërgjegjshëm, por ka pësuar një tjetër shok dhe është në gjendje kritike.

PRECEDENTËT

Kjo ngjarje duhet të bëjë të reflektohet mbi kriteret që duhen zbatuar në vendin tonë në lidhje me këto lloj problemesh. Rafael Dwamena dhe problemi i tij në zemër që e bëri të pamundur të luante ende në Europën që ka rëndësi ishte i ditur. Rreziku ishte ai që lojtari të ishte i ekspozuar ndaj goditjeve në zemër dhe kjo që ndodhi nuk është hera e parë për të.

Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Lexo më tej: "Gabuam një episod në 100 minuta". Deliallisi nuk merret me arbitrin, Tetova justifikon Dwamena: "Luan me dhimbje"

Mjekët e kanë këshilluar të braktisë futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballojë më, por Dwamena ka vepruar kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist.

[video width="720" height="396" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/Dwamena-kolaps.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI