Flash

Video/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0: "Meritonim më shumë"

Lapsi.al 9 November 2023
Video/ Ballkani shpenzon raste pafund, Astana shpëton me 0-0:

Ballkani nuk e ka kompletuar dot të plotë hakmarrjen, duke barazuar 0-0 në Kazakistan përballë Astana. Skuadra e Ilir Dajës, e mundur në Prishtinë, mbetet në lojë për kualifikimin, por tani duhet të përballet me sy skuadrat më të forta të grupit në Conference League. Keqardhje për kampionët e Kosovës, që edhe në transfertë shpenzuar raste pafund, duke e lënë të dëshpëruar teknikun kryeqytetas për dy pikë të tjera të lëna nga dardanët. “Besoj se meritonim më shumë - tha Daja pas ndeshjes - sepse kemi kontrolluar më shumë topin. Në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona dhe po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme, por nuk e shfaqëm këtë.

[video width="880" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/ballkani-rast-0.mp4"][/video]

RASTET E SHPENZUARA

Skuadra e Ilir Dajës ka bërë një ndeshje fantastike duke pasur raste të shumta si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Por fati nuk ishte me dardanët, me portierin e Astana që iu mohoi disa herë golin e avantazhit dhe ndoshta edhe të fitores. "Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë - gjykoi Daja -. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë. Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin. Por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira. Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve të edicionit të kaluar".

Lexo më tej: Video/ Dy gola në 60", pastaj Beysebekov hesht stadiumin Fadil Vokrri: Ballkani dorëzohet ndaj Astana

[video width="880" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/ballkani-rast-1.mp4"][/video]

SHANSET E KUALIFIKIMIT

Ballkani me këtë barazim mban gjallë shpresën për kualifikimin në fazën tjetër. "Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin. Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës. Pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, e mbylli Daja.

[video width="880" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/ballkani-rast.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI