Flash

Babai i Luis Díaz është liruar nga guerrilasit kolumbianë: dërgohet me helikopter ushtarak për kontroll

Lapsi.al 9 November 2023
Babai i Luis Díaz është liruar nga guerrilasit kolumbianë:

Babai i futbollistit të Liverpoolit Luis Díaz është liruar nga guerrilasit e krahut të majtë që e rrëmbyen atë 13 ditë më parë. Lajmin e kanë bërë të ditur burime policore dhe media lokale. Luis Manuel Díaz iu dorëzua Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve të kishës katolike nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN). Ai u rrëmbye më 28 tetor në vendlindjen e familjes, Barrancas. Bashkë me të u rrëmbye edhe nëna e futbollistit, por brenda pak orësh gruaja u lirua.

Mediat lokale thanë se zoti Díaz ka udhëtuar me helikopter ushtarak në qytetin e Valledupar. Atje ai do t'i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor përpara se të kthehej te familja e tij. Ata gjithashtu cituan autoritetet të kenë thënë se ai ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, pa shenja keqtrajtimi. Sipas gazetës El Tiempo, kishte skena lotësh në lagjen ku jetonte çifti, me anëtarët e familjes që morën makinat e tyre për të dalë nëpër rrugë duke festuar. Shumica prej tyre ishin të veshur me fanella të skuadrës së Liverpool me numrin 23 dhe emrin e Luis Díaz.

REAGIMET PËR LIRIMIN E BABAIT TË DIAZ

Luis Alfonso Díaz, një kushëri i babait të futbollistit, i tha Caracol Radio se ishte "emocionale" të mësoje se ai ishte liruar "pas kaq shumë ditësh trishtimi". “Ndjejmë një kënaqësi të madhe, jemi të kënaqur që ka marrë fund”, shtoi ai. Presidenti Gustavo Petro ka reaguar në X, dikur Twitter, me mesazhin: “Rroftë Liria dhe Paqja”. Federata Kolumbiane e Futbollit lëshoi një deklaratë duke falënderuar të gjithë ata që janë përgjegjës për lirimin e Luis Manuel Díaz, duke përfshirë qeverinë, ushtrinë dhe policinë. Ata shtuan: "Futbolli është pasion në paqe. Askush të mos mendojë të sulmojë përsëri këtë realitet."

Në ditën e rrëmbimit, çifti u kap nga persona të armatosur teksa kishin ndalur në një pikë karburanti në Barrancas, në provincën veriore të La Guajira. Rrëmbyesit më vonë e lëshuan nënën e Luis Díaz, Cilenis Marulanda, por morën me vete babanë e tij.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI