Flash

"Isha unë, robq*r": la pa ndjenja kundërshtarin pastaj e ofendoi, reagon Jove Español B: "Ishte në rrezik për jetën"

Lapsi.al 8 November 2023
"Isha unë, robq*r": la pa ndjenja kundërshtarin pastaj e

Ajo që ndodhi të shtunën e 4 nëntorit gjatë ndeshjes mes Jove Español B dhe Santa Pola, një ndeshje në kampionatin rajonal të të rinjve të Komunitetit Valencian, ishte e pabesueshme. Në fakt, një lojtar i skuadrës vendase është goditur ashpër nga një kundërshtar derisa sa humbi ndjenjat. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku më pas i riu ka rifituar vetëdijen.

PRAPASKENA TRONDITËSE U ZBULUA NGA TEKNIKU

"I dha një goditje me bërryl në qafë lojtarit tonë, nga pas," tha trajneri i Jove Español B. "Pasi u godit, djaloshi erdhi tek unë duke kërkuar ujë, pastaj ra pa ndjenja në fushë. Shokët e tij ishin të gjithë në lot". Pastaj zbulimi në kufijtë e surreales: “Ndërsa ne po i jepnim ndihmë lojtarit, kundërshtari që e goditi u afrua duke prekur pjesët e poshtme dhe tha <>, duke u tallur me të dhe duke e ofenduar”.

KLUBI: "ISHTE NË RREZIK PËR JETËN"

Ajo që ndodhi, megjithatë, është mohuar kategorikisht nga klubi kundërshtar: "Santa Paola mohoi gjithçka" raportoi Jove Español B në një shënim drejtuar federatës së futbollit të Komunitetit Valencias. “Lojtari ishte në rrezik të vdiste. Pasi u godit humbi ndjenjat dhe filloi të kishte konvulsione”. Më pas rrëfimi i nënës së futbollistit të goditur: “Kur mbërritëm në spital nuk i kujtohej asgjë, as emri, as kush isha unë. I mbaja krahun dhe ai nuk përgjigjej sepse nuk kishte forcë. Tani është në shtëpi dhe është më mirë, por për pak sa nuk të pashë të vdiste". Familja e djaloshit raportoi episodin në Guardia Civil dhe, nga ana e saj, Jove Español B ka nisur veprimet ligjore në pritje të masave që federata lokale e futbollit synon të marrë në lidhje me incidentin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI