Flash

Video/ Shufra ari e para false në fushë: ‘Muri i Verdhë’ shënjestron treshen Infantino-Agnelli-Al Khelaifi

Lapsi.al 8 November 2023
Video/ Shufra ari e para false në fushë: ‘Muri i

Nëse ultrasit e Milan kishin në qendër të tërbimit të tyre kthimin e portierit Donnarumma në San Siro, ata të Borussia Dortmund shënjestruan më lart. Në takimin e djeshëm kundër Newcastle, e vlefshme për raundin e katërt të grupeve të Champions League, Muri i Verdhë protestoi për ndryshimin e formatit të kompeticionit. Me anë të një pankarte ata shfaqën fytyrën e ish-presidentit të Juventusit Andrea Agnelli, atij të PSG Al Khelaifi dhe presidentit të FIFA-s Gianni Infantino.

Në fillim të pjesës së dytë, tifozët vendas hodhën në fushë shufra ari e para false, si dhe topa tenisi. Pezullimi i ndeshjes nga arbitri spanjoll Alejandro Hernandez ishte i pashmangshëm. Ajo e ushtruar nga Muri i Verdhë ishte një kontestim ndaj një futbolli gjithnjë e më të nënshtruar ndaj interesave që kanë pak lidhje me sportin. Në veçanti, nën shënjestër ishte reforma e Champions League që fillon nga sezoni i ardhshëm me numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36. Kaq ka mjaftuar që edhe ndeshjet të rriteshin nga 125 në 189, vetëm për të përfituar më shumë nga të drejtat televizive.

Lexo më tej: Video/ Një super Dortmund mposht Newcastle: shembje e bujshme e Barçës ndaj Shakhtar

‘Muri i verdhë' ku qëndrojnë ultrasit e Borussia Dortmund shfaqi një pankartë: "Ju nuk jeni të interesuar për sportin. Gjithçka që ju intereson janë paratë". Pasi gjendja u qetësua, ndeshja rifilloi dhe në fund Borussia Dortmund fitoi 2-0 ndaj Newcastle.

[video width="1024" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/11/rapidsave.com_dortmund_fans_throw_fake_gold_and_money_onto_the-nf7aosa27zyb1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI