Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Video/ Nata yjore e Leao e Giroud: Milan mposht Psg, Atletico e Manchester City të pamëshirshëm

Lapsi.al 7 November 2023
Video/ Nata yjore e Leao e Giroud: Milan mposht Psg, Atletico e Manchester City

E marta e Champions League dhuron përmbysjen e panumdërt në Grupin F. Një natë e madhe për Milan, pas provave negative të kohëve të fundit. Kuqezinjtë mposhtën Paris Saint Germain 2-1 në fund të një ndeshje të luajtur me kurajo të madhe. Goli i Skriniar hapi lojërat, pastaj Milan e përmbys me Leao në akrobaci e golin vendimtar të Olivier Giroud, me kokë, në krosimin e Theo Hernandez. Në komandë tani është Borussia Dortmund që, mposhti 2-0 Newcastle, duke kaluar PSG. Triumfon 6-0 Atletico Madrid, që udhëheq grupin e Lazio. Asnjë problem për Manchester City e Leipzig fitues e të kualifikuar në 1/8 e Grupit G me dy javë para kohe. Porto arrin Barcelonën, e mundur nga Shakhtar, në krye të Grupit G.

GRUPI E

Atletico Madrid merr kryesimin e grupit, duke shkatërruar Celtic 6-0. Griezmann hapi rezultatin pas gjashtë minutash, duke përfituar nga largimi i gabuar i McGregor. Në minutën e 22' erdhi pika e kthesës së ndeshjes, me kartonin e kuq për Maeda, që ndërhyri me të dy këmbët. Celtic fundoset pas 2-0 të Morata në kohën shtesë (47'pp). Në pjesën e dytë në fushë ishin vetëm Colchoneros, të cilët fiksuan goleadën me Griezmann (60'), Samuel Lino (66'), Morata (76') dhe Saul (84'). Dy dygolësha dhe katër gola në pjesën e dytë që vlejnë fitoren 6-0 për Atletico Madrid. Spanjollët kryesojnë grupin E me 8 pikë përpara Lazio (7) dhe Feyenoord (6). Celtic i fundit me 1 dhe tashmë i eliminuar.

Buzëqesh edhe Lazio, që mposhti 1-0 Feyenoord e sistemon pozicionin në grupin E të Champions League. Bardhekaltrit kapërcejnë holandezët e tani ndjekin Atletico Madrid (8) me shtatë pikë. Njeriu i fitores është Ciro Immobile, që i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Bijloë në shtesën e të parës. Sarri feston e ëndërron 1/8, Immobile shënon golin e 200 me fanellën e Lazios.

Lexo më tej: Video/ Një super Dortmund mposht Newcastle: shembje e bujshme e Barçës ndaj Shakhtar

GRUPI F

Milan rimerr gjithcka kishte humbur në kampionat me Udinese dhe e bën në mbrëmjen më të rëndësishme. Mbrëmje yjesh, mbrëmje me ADN europiane kuqezi, që nuk mund të ishte vetëm retorike duke vëzhguar një përfaqësim të tillë përballë një kundërshtari të ngjashëm. Milan rrëzon Psg e Mbappé, të shkelur nga Leao që fitopi duelin me Kylian. Pioli merr kështu në shtëpi suksesin më prestigjoz të karrierës së tij, duke fortifikuar një pankinë që sidoqoftë nuk ishte në diskutim. Milan kthehet në garë për kualifikimin dhe e bën duke penguar ish-dalin e tij të artë Donnarumma, i masakruar nga fyerjet e fishkëllimat si parashikohej. Tani udhëheq Borussia Dortmund me 7 pikë, duke paraprirë francezët (6) e kuqezinjtë (5), me Newcastle i fundit në kuotën 4.

GRUPI G

Grupi G dorëzon dy skuadrat e para të kualifikuara për fazën e 1/8. Ata janë Manchester City dhe Rb Leipzig, të cilët arrijnë në 12 dhe 9 pikë, duke u bërë të pakapshëm nga rivalët e tyre. Citizens, që humbën Akanji në nxemje për shkak të një problemi muskulor, dominuan dhe fituan 3-0 ndaj Young Boys në Etihad. Në minutën e 22' erdhi goli i parë, me Lauper që pengoi Matheus Nunes dhe Haaland e ktheu penalltinë në avantazh. Në fund të pjesës së parë, Foden dyfishoi epërsinë (46'), ndërsa norvegjezi shënoi dygolëshin e tij në minutën e 51' për të mbyllur ndeshjen. E kuqja ndaj Lauper (53') bëri që zviceranët të mbroheshin me pesë lojtarë për të shmangur goleadën.

Në ndeshjen tjetër, megjithatë, Rb Leipzig mposhti Crvena Zvezda 2-1 në Marakana. Gjermanët dominuan në fillim dhe kaluan në avantazh pas vetëm tetë minutash me Xavi Simons. Djaloshi sfidon i vetëm të gjithë mbrojtjen dhe shënoi duke kaluar Glazer me një goditje perfekte. Gjermanët nuk e mbyllën ndeshjen dhe rrezikuan shumë në pjesën e dytë. Ndiaye dhe Olayinka ishin afër barazimit, me Zvezdën të shtyrë nga klima e stadiumit. E megjithatë, Openda shënoi 2-0 në minutën e 77'. Në fund, Henrichs devijoi një goditje dënimi anësore dhe rihapi sfidën në minutën e 81', por ishte shumë vonë. Grupi G sheh Man Cityn me pikë të plota, 12 pikë, përpara Leipzig (9), me Crvena Zvezda dhe Young Boys që mbyllin renditjen me një pikë. Dy të parët do të kalojnë në raundin e 1/8 me dy ndeshje para kohe, zviceranët dhe serbët do të luajnë rrugën e tyre për në Europa League.

GRUPI H

Në krye të Grupit H të Champions League është një dyshe: Porto fiton kundër Antwerp dhe arrin me nëntë pikë Barcelonën, e mundur 1-0 nga Shakhtar Donetsk. Blaugranat janë kapur kështu nga portugezët, që mposhtën belgët 2-0. Luzitanët dominuan para tifozëve të tyre, duke zhbllokuar ndeshjen me një penallti të marrë nga Eustaquio në minutën e 32'. Evanilson realizoi me qetësi dhe arriti kështu në katër gola në dy ndeshje ndaj Antwerp. Në pjesën e dytë Porto nuk e mbylli ndeshjen dhe belgët me dhjetë lojtarë për shkak të ndërhyrjes vrastare të Ekkelenkamp në mesfushë (52'), ishin afër barazimit me Mujën. Në kohën shtesë, megjithatë, erdhi goli i sigurisë me Pepe, në minutën e 91'. Kualifikimi i hapur edhe në Grupin H: Porto dhe Barcelona kryesojnë me nëntë pikë, Shakhtar i treti me 6. Antwerp është i fundit me zero pikë dhe tashmë jashtë çdo gjëje.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group E

Atletico Madrid 6-0 Celtic

Lazio 1-0 Feyenoord

Champions League Group F

Borussia Dortmund 2-0 Newcastle United

AC Milan 2-1 Paris Saint-Germain

Champions League Group G

FK Crvena Zvezda 1-2 RB Leipzig

Manchester City 3-0 Young Boys

Champions League Group H

Shakhtar Donetsk 1-0 Barcelona

FC Porto 2-0 Royal Antwerp

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI