Flash

"Pija derisa gati humbisja ndjenjat". Rrëfimi i ashpër i Wayne Rooney

Lapsi.al 7 November 2023
"Pija derisa gati humbisja ndjenjat". Rrëfimi i ashpër i
Nuk mund të jetë aspak e lehtë të jesh vetëm njëzet vjeç dhe të konsiderohesh ylli i ri i futbollit anglez dhe botëror. Wayne Rooney e di mirë këtë, pasi ishte shumë i ri dhe menjëherë e gjeti veten me një ngarkesë të konsiderueshme presioni dhe pritshmërish: të gjitha mbi supet e tij. Një situatë e vështirë për t'u menaxhuar, sidomos në atë moshë dhe që e shtyu ish-sulmuesin e Everton dhe Manchester United të kapej pas shishes. Ai foli hapur për këtë në podkastin e Rob Burrow, një ish-kampion i regbisë që vuante nga një sëmundje e neuroneve motorike.

ROONEY, KUR PRESIONI TË SJELL LLOGARINË

Historia e ish-lojtarit të kombëtares së Anglisë është e sinqertë dhe pothuajse çliruese: "Isha pak më shumë se 20 vjeç. Kthehesha në shtëpi dhe qëndrova atje për dy ditë pa dalë. Pija derisa gati humbisja ndjenjat. Alkooli ishte çlirimi im. Nuk doja të qendroja me njerëz, sepse ndonjëherë ndihesha në siklet”, shpjegoi Wazza. Lexo më tej: Mes prostitutave e pijes, për Ferguson ishte e pamundur të menaxhonte Rooney: “E unë ç'të bëj?” Fjalët e Rooney tingëllojnë si një paralajmërim për të rinjtë: "Ndonjëherë më dukej sikur i kisha zhgënjyer njerëzit. E në fund nuk dija si ta përballoja ndryshe këtë situatë. Kur nuk pranon ndihmën dhe udhëzimet e të tjerëve, vërtet mund të biesh në fund. E mua më ka ndodhur për shumë vite. Për fat, tani nuk kam frikë të flas për këto çështje".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI