Flash

Video/ Juric humbet mendjen, i tregon gishtin e mesit tifozëve të tij: “Donte të festonte”

Lapsi.al 7 November 2023
Video/ Juric humbet mendjen, i tregon gishtin e mesit tifozëve të tij:
Gjest i shëmtuar i Ivan Juric ndaj tifozëve të tij në fund të ndeshjes së fituar ndaj Sassuolo. I pezulluar, trajneri i Torinos e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pranë drejtorit Vagnati. Në fishkëllimën e fundit kroati në ekzaltim e sipër i tregoi gishtin e mesit ultrasve që kishin hyrë në stadium me 15 minuta vonesë për të sfiduar ekipin dhe klubin pas rezultateve të fundit zhgënjyese. “Festim” që nuk u ka shpëtuar kamerave dhe që rrezikon të ketë pasoja të mëtejshme në marrëdhëniet mes tifozëve dhe trajnerit, edhe pas suksesit ndaj jeshilzinjve. Thyerja ndodhi pikërisht në minutën e 90’ të ndeshjes së të hënës në mbrëmje, e cila mbylli javën e 11 të kampionatit. Torino rrëmbeu tre pikë shumë të rëndësishme në fushë, duke fituar ndaj Sassuolos falë golave ​​të Sanabria dhe Vlasic. Mbrëmja u njollos për shkak të gjestit të pamatur nga trajneri i tyre që e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Nga ku vendosi, me suksesin në xhep, të çlironte të gjithë tensionin në mënyrën më të keqe. Ai ngriti gishtin e mesit drejt Maratonës, në një reagim që u përjetësua menjëherë nga kamerat e pranishme.

PARO: "REAGIM EMOTIV, DONTE TË FESTONTE"

Gjatë deklaratave në fund të ndeshjes, zëvendësi i Juric ka komentuar më pas gjestin e trajnerit, duke tentuar të hedhë ujë në zjarr. "Ai është shumë emocional, donte të festonte. Nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi, por ishte një reagim emocional - deklaroi Matteo Paro -. E kishte shumë rë rëndësishme këtë ndeshje. Ai është dikush që në fushë shfryn tensionin dhe fakti që ishte në një dhomë prapa xhamit nuk e ndihmonte”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI