Flash

Leclerc përplaset në nxemje, Ryanair i rezervon biletën për tu yshtur: "Të duhet një fluturim për Lourdes?"

Lapsi.al 6 November 2023
Leclerc përplaset në nxemje, Ryanair i rezervon biletën për
Ironia, shpesh e dhimbshme, ka qenë gjithmonë një nga tiparet dalluese të marketingut social të Ryanair. E këtë herë ishte Charles Leclerc ai që përfundoi në shënjestër të linjës ajrore irlandeze. Piloti i Ferrarit, pas aksidentit të bujshëm në xhiron e nxemjes të GP në Brazil, kishte vënë në dukje me hidhërim nevojën e një udhëtimi për tu yshtur në Lourdes, për të dalë nga një moment i ndërlikuar. E ekipi i komunikimit i Ryanair shfrytëzoi rastin: "Ju duhet një udhëtim në Lourdes, Charles?", ishte mesazhi i postuar në X dhe i shoqëruar me një imazh të biletës së aeroplanit gati. Detajet, në këtë rast, bëjnë diferencën. Kuponi ka përparësi në imbarkimin, sepse nuk ka kohë për të humbur. E vendi i caktuar është 16F, si numri i makinës së Charles (Ferrari). Kodi i referencës? “1NCID3NT7”, e cila kujton motivimin e udhëtimit... Lexo më tej: Konsulenti i Red Bull, Marko, jep lajmin bombë: "Leclerc mund të largohet nga Ferrari, ka një klauzolë"

TWEET I RYANAIR

Lourdes ka qenë një vend i shenjtë dhe pelegrinazhi i rëndësishëm që nga viti 1858, kur Virgjëresha Mari iu shfaq vajzës 14-vjeçare Bernadette Soubirous. Qyteti pranon një numër impresionues prej 5 milionë pelegrinë dhe vizitorë çdo vit. Kjo e bën Lourdes faltoren më të vizituar të krishterë në botë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI