Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Thomas Zilliacus nuk heq dorë: "Kam mbledhur 2,3 miliardë euro, do bëj një ofertë për Inter"

Lapsi.al 6 November 2023
Thomas Zilliacus nuk heq dorë: "Kam mbledhur 2,3 miliardë euro,
Thomas Zilliacus nuk heq dorë nga interesimi i tij për Inter. Prej disa muajsh sipërmarrësi finlandez i dërgon mesazhe në rrjetet sociale familjes Zhang për klubin zikaltër. E këtë herë ai ka bërë përpara edhe me shifra: “Sapo kam nënshkruar një marrëveshje me disa investitorë që duan të investojnë në kompaninë time XXI Century Capital për të mbledhur një shumë prej 2.5 miliardë dollarësh (mbi 2.3 miliardë euro, red.). Ne do të bëjmë një ofertë të re miqësore për Inter duke përdorur një pjesë të këtyre fondeve".

STEVEN ZHANG NUK DËSHIRON TË SHESË INTER

Steven Zhang, megjithatë, duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Inter. Presidenti zikaltër ka një plan për të rifinancuar borxhin dhe për të ruajtur pronësinë. Huaja e Oaktree skadon në maj të vitit 2024, kur kompania mbajtëse luksemburgase që kontrollon Inter duhet të shlyejë mbi 350 milionë në fondin amerikan. Nuk ka shumë kohë, por është e qartë se një zgjidhje duhet të gjendet nga fundi i këtij viti dhe fillimi i vitit të ri.

SA VLEN INTER PËR STEVEN ZHANG?

Kanë qenë disa fonde që kanë vlerësuar nëse do të kontaktojnë drejtpërdrejt për blerjen e klubit. Por pasi kanë studiuar situatën kanë vendosur ta lënë të qetë, edhe për shkak të shumës që kërkon Zhang për të shitur Inter. Kërkesa, të cilës blerësit duhet t'i afrohen arrin shumën 1.3 miliardë euro.

KUSH ËSHTË THOMAS ZILLIACUS?

Ish-ekzekutiv i Nokia, Zilliacus themeloi Grupin e Aleancave Strategjike të Azi-Paqësorit dhe Mobile FutureWorks. Këto kompani kryesisht merren me pasuri të paluajtshme, sporte dhe telekomunikacion. Vlera e tyre e kombinuar arrin mbi 3 miliardë dollarë. Muajt e fundit për të ishte folur edhe te Manchester United, por duke mos gjetur partnerët e duhur, ai kishte braktisur garën për klubin anglez. Megjithatë nuk është rastësi që në rrjetin sociale personal shumë shpesh ai komenton, përveç situatës së Inter, pikërisht edhe atë të Djajve të Kuq.

POSTIMI I ZILLIACUS

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI