Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Video/ VAR i mohon penalltinë, tërbohet Iago Aspas: reagimi i tij është i pabesueshëm

Lapsi.al 5 November 2023
Video/ VAR i mohon penalltinë, tërbohet Iago Aspas: reagimi i tij
Nuk kalon një fundjavë pa pasur polemika të pafundme në çdo kampionat për shkak të vendimeve të arbitrave. Në çdo ligë është gjithmonë dikush gati për t'u ankuar, me të drejtë ose jo, për një penallti të pa akorduar, një offside të pa sinjalizuar ose për ndonjë arsye tjetër. Vetëm se reagimi i sulmuesit të Celta Vigo, Iago Aspas, gjatë ndeshjes së La Liga mes vendasve dhe Sevilla ishte paksa i tepruar, për ta thënë butë.

VAR I MOHON PENALLTINË, IAGO ASPAS "TËRBOHET"

Ishin minutat e fundit të ndeshjes Celta-Sevilla, ku miqtë sapo kishin arritur të barazonin falë golit të En-Nesyri. Megjithatë, Celta, e mbetur me 10 lojtarë nga minuta e 20' e pjesës së dytë, mendoi se mund të kishte një mundësi të madhe të pashpresuar. Në kohën e plotë shtesë, arbitri Alejandro Martinez fishkëlleu një penallti për një faull të Jesus Navas ndaj Douvikas. Në atë moment, megjithatë, arbitri u thirr nga VAR. Pasi kishte parë disa herë aksionin në fjalë, arbitri i ndeshjes vendosi të ndryshojë vendimin e tij dhe të mos japë penallti. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër të lojtarëve të Celta Vigo dhe mosaprovimin e publikut të pranishëm. Megjithatë, ishte Iago Aspas ai që e mori më keq situatën. Sulmuesi, i cili ishte në stol pasi u zëvendësua rreth minutës së 70', fillimisht ngriti duart drejt qiellit në shenjë zhgënjimi. Më pas në tërbim e sipër nxorri inatin mbi monitorin VAR, duke e kapur dhe hedhur në tokë përpara se ta largonin disa anëtarë të stafit të klubit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI