¡Empata Boca a Fluminense! ? La gran final aún no está cerrada ? Mirá el partido de la #LibertadoresEnTelefe por https://t.co/ktVtFivF4i #LibertadoresEnTelefe #BocaXTelefe pic.twitter.com/5PkbuYI6yC
— telefe (@telefe) November 4, 2023
DY KARTONË TË KUQ
André shkoi afër dyfishimit për Fluminense, që luajnë në shtëpi në Maracanã, por ndërkohë erdhi barazimi. Mbrojtësi i djathtë peruan Advincula, lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë. 1-1 në minutën e 72' dhe nisën manovrat e mëdha të trajnerëve: Almiron u zbulua me Langoni dhe futi Benedetton për një Cavani që nuk mundej më. Diniz provoi me gjallërinë e John Kennedy. E pikërisht në shtesa ndodhi gjithcka. Në minutën e 99', Fluminense rimori avantazhin përmes John Kennedy, që kombinoi me Keno dhe mposhti Romero me një goditje të pakapshme. Lojtari megjithatë kreu naivitetin e kuptueshëm. Festimi i tij "zhytur" në turmën e Maracanã u pasua me të verdhën e dytë dhe përjashtimin. Superioriteti numerik zgjoi Boca Juniors, por zgjati shumë pak, sepse në shtesën e të parës edhe Xeneizes (gjatë protestave për një penallti të pa dhënë) mbeten me dhjetë lojtarë. Marrëzi nga Fabra, që goditi Nino me shuplakë dhe doli nga fusha në minutën e 112'.?? ? ¡Festejo de gol! El goleador Germán Cano abrió el marcador para @FluminenseFC en la final de la CONMEBOL #Libertadores#Libertadores #GloriaEterna #BocaJuniors #Fluminense pic.twitter.com/CmtMOCytay
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) November 4, 2023
BRAZILI DOMINON LIBERTADORES
Në shtesën e dytë, Fluminense u mbrojt nga njëra anë dhe tentoi ta mbyllte ndeshje nga ana tjetër. Brazilianët goditën shtyllën me Guga në minutën e 114'. Brazilianët, kështu festojnë trofeun e parë të Copa Libertadores. Pesëmbëdhjetë vjet më parë ata humbën finalen në Maracanã (me penallti) kundër Ldu të Quitos. Këtë herë ata festuan me veteranët e tyre: nga portieri Fabio (43) te Felipe Melo (40), duke kaluar nga ish-Real Madrid, Marcelo. Humbja e tretë radhazi në aktin final për Boca Jrs dhe i dyti për Jorge Almiron, i cili gjithashtu humbi kundër Lanus. Brazili vazhdon të dominojë Kupën: pesë suksese radhazi, gjashtë në shtatë vitet e fundit. Përjashtimin e vetëm e bën El Clasico që u fitua nga River në Bernabeu.?⚽ ¡El gol del campeonato! El golazo de John Kennedy que le dio el título a @FluminenseFC como campeón de la CONMEBOL #Libertadores#Libertadores #GloriaEterna #BocaJuniors #Fluminense pic.twitter.com/y6lbY9HsWc
— CONMEBOL Libertadores (@Libertadores) November 4, 2023