Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Video/ Grabitje, rrahje, 60 denoncime e 10 të plagosur: skena surreale në derbin mes Sturm e AK

Lapsi.al 4 November 2023
Video/ Grabitje, rrahje, 60 denoncime e 10 të plagosur: skena surreale
Shorti ka dashur që dy klube nga Grazi të garonin për hyrjen në çerekfinale të Kupës së Austrisë. Sturm shumë më i famshëm dhe Grazer AK modest, që luan në divizionin e dytë u përplasën, por jo vetëm në fushë. Në fakt, ka një rivalitet të madh mes dy skuadrave dhe mbi të gjitha mes dy tifozerive. Spektakli i futbollit i ofruar në fushë (finalja ishte 2-3 në favor të Sturm) u kundërbalancua nga shfaqja e mjerueshme e ofruar nga dy tifozeritë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Një klimë guerrilje, plaçkitje dhe përleshjesh me një bilanc prej rreth 60 denoncimeve dhe disa të plagosurve.

DERBI I GRAZ U TRANSFORMUA NË GUERRILJE

Përpara nisjes, një grup ultras të Sturm sulmuan një dyqan zyrtar të AK-së. Skena që nuk ishin parë më parë në një vend të qytetëruar, me tifozët që vidhnin bluza, kapele, shalle dhe çdo gjë tjetër që mund të merrnin. Pas plaçkitjes ka nisur sherri, ku tifozët vendas kanë ndërhyrë shumë ashpër për të “mbrojtur fortesën”.
Skena tejet të dhunshme, raportime për arrestime, me 2 policë që përfunduan në spital së bashku me 8 tifozë. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë imazhe brutale të bastisjes dhe përleshjeve që ndodhën në Graz.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI