Flash

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Pesë titullarë jashtë, në total mungesat te Tirana janë tetë: Ahmataj nuk ka nga të kthejë sytë

Lapsi.al 4 November 2023
Pesë titullarë jashtë, në total mungesat te Tirana janë

Të dëmtuar, të rinj përveç atyre që diheshin, të skualikuar e të tjerë në dyshim. Kthimi te fitorja pas tre rezultatesh zhgënjyese ka përmirësuar renditjen, por nuk ka zhdukur problemet e organikës. Julian Ahmataj, pasi ka ndryshuar emra në të pesë javët në detyrë, është tani i detyruar ta bëjë përsëri. Kundër Skënderbeut, në Korçë, tekniku do të ketë në dispozicion një ekip me shumë mungesa.

MBROJTJA E SFILITUR

Të dëmtuarve afatgjatë e që mungojnë prej kohësh si braziliani Patrick, Gentian Selmani e Mustafë Abdullahu, i është shtuar edhe Liridon Latifi. Anësori ofensiv nuk ia ka dalë dot të rikuperojë, por mund të mos jetë i vetmi. Mbrojtësi i djathtë Albi Doka e mesfushori Ardit Deliu janë të dy të skualifikuar me Haxhiun gati të marrë krahun në kompetencë të tij. Nuk mbaron me kaq sepse Bruno Lulaj nuk ka bërë ende asnjë stërvitje me grupin. Praktikisht edhe ai është në dyshim të fortë për ndeshjen e orës 17, edhe pse Ahmataj i ka kërkuar të shtrëbgojë dhëmbët. Ai që ka futur teknikun Ahmataj në ankth është kapiteni Najdovski. Pasi luajti 90 minuta me Teutën, maqedonasi ka ndjerë shqetësime muskulare dhe duhet pritur si do të ndihet përpara takimit. Në të kundërt i riu Meta do të thërritet edhe njëherë në cështje për të formuar dyshen me Hoxhallarin.

Lexo më tej: Superiore/ Partizani e Egnatia sfidohen në distancë mes shiut: në Korçë Tirana rrezikon shumë

ABAZAJ MBAN PEZULL SULMIN

Mesfusha pa Deliun i ka zgjedhjet të ditura: Hila, Lushkja dhe Jonuzi i japin gjithësesi garanci bardhebluve. Dilemat e vërteta janë në sulm, ku Ahmataj do të insistojë me Kaina Nunes në vijën e parë, i mbështetur nga golashënuesi Florent Hasani. Çështja është se me Latifin jashtë, edhe Kristal Abazaj mund të mos ja dalë. Nëse 27 vjeçari rikuperon, ai do të luajë në të majtë, përndryshe Qefalia do të ketë një vend mes titullarëve. Formacion me arna për teknikun Ahmataj, që tani duhet të shkojë të bëjë rezultat në Korçë për të mos lejuar arratinë e dyshes kryesuese Egnatia e Partizani.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI