Flash

"Tevez bullizonte të rinjtë": akuzë e rëndë ndaj argjentinasit nga ish-lojtari i United Rafael

Lapsi.al 2 November 2023
"Tevez bullizonte të rinjtë": akuzë e rëndë

99 paraqitje dhe 34 gola, zbukuruar me dy Premier League, një Champions dhe një Botëror për Klube në palmares. Ky është rezultati i lakmueshëm i Carlitos Tevez në dy sezonet e kaluara te Manchester United. Megjithatë, nga anët e Old Trafford, argjentinasi mbahet mend edhe për transferimin e tij të bujshëm te rivalët e City. Një episod që, në fakt, pakkush e ka falur. Vetëm se ka edhe më shumë, të paktën duke dëgjuar Rafael da Silva.

Dhe sipas historive që vijnë vite pas asaj eksperience, duket se edhe brenda dhomës së zhveshjes së United Apache nuk ishte tamam i adhuruar. Një ish-shok skuadre i tij, braziliani Rafael da Silva, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-sulmuesit dhe trajnerit aktual të Independientes.

RAFAEL AKUZON "BULLIZUESIN" TEVEZ

Rafael, së bashku me vëllain e tij binjak Fabio kanë veshur fanellën e Manchester United për 7 vjet nga viti 2008 deri në 2015. Në një intervistë të dhënë për SporTV, ai ka folur në një mënyrë sigurisht të papërshtatshme për sulmuesin argjentinas: “Nuk jam një tifoz i Tevez. Me të jam grindur në një ndeshje Manchester United-Manchester City. Tevez sapo ishte larguar nga United". Pastaj erdhi goditja: "Nuk më ka pëlqyer kurrë, se i pëlqente të bullizonte më të rinjtë. Nuk më vjen turp ta them. E bëri edhe me mua, por jo shumë."

Nuk është hera e parë që mbrojtësi i krahut brazilian që tani luan për Botafogo ka thënë fjalë të ashpra ndaj Apache. Në vitin 2020 ai deklaroi se argjentinasit "nuk i pëlqente të stërvitej", ose më mirë, fjalë për fjalë "nuk bënte asgjë në stërvitje".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI