Flash

Papa Francesco e deklarata surprizë: "Messi apo Maradona? Pelé. Diego dështoi si njeri"

Lapsi.al 1 November 2023
Papa Francesco e deklarata surprizë: "Messi apo Maradona? Pelé.

"Maradona apo Messi? Unë do të them një të tretë, Pelé." Kështu iu përgjigj Papa Françeskut drejtorit të Tg1, Gian Marco Chiocci, i cili e pyeti se kë preferonte mes dy kampionëve argjentinas. "Maradona si lojtar është i madh, një i madh. Por si njeri ai dështoi - tha Papa -. I gjori rrëshqiti në joshjen e atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan. Ai erdhi për të më vizituar këtu në vitin e parë të papatit dhe pastaj i shkreti pati fundin e tij. Është kurioze: shumë sportistë përfundojnë keq. Edhe në boks. Messi është shumë korrekt. Ai është një zotëri. Por për mua, nga këta të tre, zotëria i madh ishte Pelé. Një njeri me zemër. Unë - shtoi ai - ka folur me Pelé, e takova një herë në aeroplan kur isha në Buenos Aires dhe biseduam. Një njeri me një humaniteti kaq të madh. Të tre janë të mrekullueshëm. Secili me specialitetin e vet. Messi është i mirë në këtë moment. E Pelé ishte i zoti".

Lexo më tej: VIDEO/ Sylvester Stallone sfidon Papa Franceskun në boks

DETI, LUFTA, E ARDHMJA

Papa Françesku u hap në intervistë duke treguar shumë për veten e tij, nga pasioni i nënës së tij për muzikën klasike te e dashura e tij përpara se të bënte betimet: "Ajo punonte në kinema, e takova vite më vonë, kur isha kryepeshkop i Rosarios, me burrin dhe fëmijët e saj". Papa ka folur për dashurinë e tij për detin ("Nuk kam qenë atje që nga viti 1975, në '76 nuk munda për shkak të grushtit të shtetit në Argjentinë, nuk u ktheva kurrë"), klimën, homoseksualët ("Të gjithë duhet të jenë të mirëpritur, askush nuk duhet të përjashtohet"), e të ardhmen ("Pas meje, kini kujdes se vijnë të prapambeturit") dhe luftën ("Lufta në Siri ishte momenti më i vështirë për mua").

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI