Flash

Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin dhe Abilaliaj bën katër në katër

Lapsi.al 1 November 2023
Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin

Partizani dhe Arbër Abilaliaj janë lidhur me një sindromë të çuditshme: me drejtorin sportiv në pankinë të kuqtë marrin fitoren e katërt në katër ndeshje, por të katër ndeshjet i kanë fituar në shtesë. E pëson nga "zona Partizani" edhe Laçi i dorëzuar në minutën e 94'. Taipi i dha fitoren që bashkon të kuqtë me Egnatian në krye të renditjes.

Një ndeshje e komplikuar mes dy skuadrave që kërkonin fitoren. Josa për tu kthyer te suksesi, Partizani për të mos lejuar shkëputjen e rrogozhinasve. Një 90 minutësh i barabartë i luftuar në çdo cep të fushës. Megjithatë, munguan rastet për shënim munguan. Ndoshta për faktin se askush nuk guxoi të dilte në aventurë, apo se ishin të ndërgjegjshëm se skuadra që ndëshkohej do ta kishte të vështirë të rikuperonte më pas. Pak hapësira shumë kontratse e në fund asnjë gol në pjesën e parë.

Lexo më tej: Video/ Partizani në shtesë të fik, Keko dënon Teutën në të 92': Abilaliaj bën tre fitore në tre

Nuk është se ndryshoi shumë në pjesën e dytë, përtej impenjimit të skuadrave për të bërë më shumë. Taipi, që mori vendin e Bilalit i dha më shumë frymëmarrje lojës së të kuqve. Laçi mundohej të mbante fushën, dukshëm i kënaqur me faktin që nuk po humbiste. Por ashtu si ndodhi në fazën e parë në kryeqytet, edhe këtë herë shtesa ishte fatale për kurbinasit. Taipi shënoi në minutën e 94' golin që i jep fitoren e katërt radhazi të kuqve me Abilaliaj në pankinë. Një devijim i mjaftueshëm që Partizani të bashkohet me Egnatian në kreun e renditjes.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI