Flash

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Policia fillon hetimin pasi shpall “krim” review-t negative ndaj bizneseve pranë qeverisë

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

15:32

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

"Specialistët e futbollit e dallojnë, me një javë s'bëj mrekulli": Mehmeti thumbon Di Biaggion pas fitores

Lapsi.al 31 October 2023
"Specialistët e futbollit e dallojnë, me një javë

“Jam shumë i kënaqur me pikët, por kemi shumë probleme fizike. Jo vetëm se kemi luajtur për 3 ditë dy ndeshje të rëndësishme. Pas minutës së 70 skuadra ra fizikisht, isha i detyruar të bëja lëvizje, kam punuar në këtë aspekt". Dritan Mehmeti i gëzohet suksesit të parë, në ndeshjen e dytë në pankinën e Dinamos. Tekniku ka parë të tijtë të fitojnë 2-1 përballë Skënderbeut, duke u afruar me të tjerët në renditje, edhe pse i fundit. "E rëndësishme në këtë situatë janë pikët, duhet të jemi cinikë. Këto na duhen në këto momente në të cilat ndodhet Dinamo - tha Mehmeti -. Më ka ardhur keq në dy tre momente se si mbrojmë, kur ishim më mirë pësuam golin".

Në fund, Mehmeti u mbrojt në lidhje me kondicionin e munguar fizik të skuadrës, që nuk lidhet me mungesën për skualifikim të Goudjabi: "Për 1 javë nuk mund të bëj mrekulli. Nga specialistët e futbollit bie në sy që skuadra bie fizikisht, për 1 javë skam cfarë të rregulloj. Ndikoi derbi, tensioni, 25 minuta me 1 lojtar më pak. Gjëja më e rëndësishme janë 3 pikët dhe të rritemi gradualisht".

Lexo më tej: Mehmeti merr fitoren e parë me Dinamon: Kaçorri e Vila fundosin Skënderbeun

GVOZDENOVIC: "ISHIM NAIVË"

“Ishim naiv, edhe goli i parë, edhe i dytë. I pari ishte nga një krosim 25 metra, jo shumë top i fortë pas shpine, nuk ishim vendosur mirë në zonë. Ishim tre lojtarë me një dhe ai përsëri shënoi. Pastaj ishte e vështirë, kur barazuam ishim pak të nervozuar, nuk e kuptoj se pse, me 1-1 ishim në rregull. Kur erdhi goli i dytë, ishte e vështirë". Ivan Gvozdenovic bën një analizë të shpejtë të humbjes së Skënderbeut me Dinamon, pa kërkuar alibi. Tekniku serb e sheh skuadrën në vështirësi dhe renditjen të komplikohet. "Sot mungoi pasi i fundit, mungoi krosimi më i mirë, edhe një sulmues brenda zonës, një lojtar i mirë me kokë se ishim me shumë krosime. Nuk mund të them se meritonim humbjen, prapë jemi pa pikë. Në rregull, sulmojmë e luajmë, por në fund jemi sot pa pikë dhe kjo nuk është e mirë".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI