Flash

Manchester United i tërbuar pas derbit të humbur: Ten Hag detyron lojtarët të dëgjojnë festën e City

Lapsi.al 31 October 2023
Manchester United i tërbuar pas derbit të humbur: Ten Hag detyron
Derbi i Mançesterit, që United humbi keq 0-3 në shtëpi ndaj City vazhdon të lërë pasoja në veri të Anglisë. Vendi i tetë në Premier League nuk ndihmon në ruajtjen e qetësisë në ato anë, por mënyra se si u maturua humbja në derbi i ka tërbuar tifozët dhe teknikun e Red Devils. Në fakt, Erik Ten Hag nuk mundi të kapërcejë poshtë dominimin e Citizens në fushë dhe performancën e lojtarëve të tij për të cilët rezervoi një dënim të pazakontë. Sipas asaj që raportohet nga The Sun, zemërimi i trajnerit ka mbërritur deri në dhomën e zhveshjes së United në fund të ndeshjes. Holandezi ka detyruar të gjithë ekipin të qendronte në heshtje, për të dëgjuar festimet e fitores së Manchester City në anën tjetër të tunelit. Lexo më tej: Video/ Haaland e Foden shkatërrojnë United: Guardiola triumfon 3-0 në derbin e Manchester Në të njëjtën kohë, trajneri holandez anuloi ditën e pushimit të planifikuar për lojtarët e tij. Ten Hag e çoi grupin drejt një analize dhe autokritike të thellë pas një fillimi të dobët dhe zhgënjyes të sezonit. United ka pësuar 5 humbje në 10 ndeshje kampionati e Ten Hag - gjithmonë sipas tabloidit – i ka dorëzuar lojtarëve "detyrat e shtëpisë" përmes një video që përshkruante të gjitha gabimet e tyre në lojë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI