Flash

Plagosën teknikun Grosso e ndihmësin e tij, nëntë të arrestuar. L'Equipe: "Neveri dhe turp"

Lapsi.al 30 October 2023
Plagosën teknikun Grosso e ndihmësin e tij, nëntë të

"Neveri dhe turp". Ky është titulli i prestigjozes franceze 'L'Equipe' e cila publikon në faqen e saj të parë fytyrën e përgjakur të trajnerit të Lyon, Fabio Grosso. Ish-kampioni i botës pësoi dëmtime në fytyrë dhe kokë pas sulmit me gurë ndaj autobusit të ekipit, rrugës për në 'Velodrome'. Lyon do të ndeshej në Marsejë për ndeshjen e Ligue 1 kundër Olympique të Rino Gattuso. Pjesa e djathtë e mjetit, ku ka qenë edhe Grosso, ka pësuar dëmtimet më të mëdha me disa xhama të thyer. Ndeshja e javës së dhjetë të Ligue 1 është shtyrë për një datë të mëvonshme pas incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit. Një ditë pas incidentit, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi arrestimin e nëntë personave.

APELI I FORTË I MINISTRIT TË BRENDSHËM

"Këta njerëz duhet të dënohen ashpër. Që nga fillimi i sezonit kam ndaluar tre transferta për tifozeritë e dhunshme, duke përfshirë dy për ato të Marsejës - shtoi Darmanin -. Le të ndalojmë dhunën në futboll. Nuk është normale të kemi 500 policë të vendosur për një ndeshje futbolli”, tha ai për Bfm. "Njerëzit hodhën gurë ndaj një autobusi, a mendoni se është përgjegjësi e policisë? Jo, është përgjegjësi e personit që hedh gurët në autobus," shtoi ai.

Lexo më tej: FOTO/ Gurë mbi autobusin e Lyon, 12 qepje për teknikun Fabio Grosso: nuk luhet ndeshja me Marseille

REAGON EDHE INFANTINO

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një mesazh të publikuar në Instagram, natën mes të dielës dhe të hënës pas incidenteve të ndodhura para ndeshjes në Marsejë. “Ngjarje të tilla, si ato që ndodhën në Marsejë para ndeshjes së Ligue 1 ndërmjet Olympique de Marseille dhe Olympique Lyonnais, nuk kanë vend në sportin tonë dhe as në shoqërinë tonë. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse që të sigurojnë marrjen e masave të duhura”. shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI