Flash

Dramë në stadiumin Maradona, gjendet një tifoz i pajetë në parking pas ndeshjes: dyshohet se ka rënë nga 20 metra lartësi

Lapsi.al 30 October 2023
Dramë në stadiumin Maradona, gjendet një tifoz i pajetë
Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit Maradona në Napoli, ku u zhvillua ndeshja mes skuadrës së Garcias dhe asaj të Pioli. Më saktësisht, në një zonë parkimi të braktisur, pranë seksionit të miqve, të mbushur me tifozë kuqezi. Spektatori, raporton La Repubblica, ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash në përpjekje për të arritur në tribuna jo përmes hyrjeve të zakonshme, por përmes një tuneli. Policia dhe mjekësia ligjore janë duke punuar për rastin që nga mbrëmja e djeshme për të rindërtuar atë që ka ndodhur. Burri që humbi jetën ka qenë në shoqërinë e një shoku të tij. Lexo më tej: Një super Giroud nuk mjafton për Milan: Politano e Raspadori shpëtojnë Napolin Pikërisht shoku i tij konfirmoi rikonstruksionin e pare. Të dy po përpiqeshin të shkonin në tribunat e stadiumit Maradona, duke u ngjitur pa paguar biletën. Ky i fundit më pas u dorëzua për shkak të rënies së një trau që pengonte kalimin. Viktima, banues në Bacoli, një komunë në qytetin metropolitane të Napolit, kishte kaluar i pari, për të rënë nga lartësia duke u përplasur në tokë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI