Flash

Shkëmbim zjarri me rrëmbyesit, vriten dy prej tyre: shpëtohet babai i Luis Diaz

Lapsi.al 29 October 2023
Shkëmbim zjarri me rrëmbyesit, vriten dy prej tyre: shpëtohet
Orët e ankthit për sulmuesin e Liverpool, Luis Diaz, duket se kanë mbaruar. Pikërisht pak më parë media kolumbiane kanë dhënë lajmin se edhe babai i futbollistit është shpëtuar pas një shkëmbimi të fortë zjarri mes rrëmbyesve dhe policisë. Dy nga katër keqbërësit, të përfshirë në rrëmbim, kanë mbetur të vrarë. Kështu, frymëmarrje lehtësuese për Luis Diaz e familjen e tij.

CFARË NDODHI?

Pasditen e të shtunës, prindërit e futbollistit u rrëmbyen në zonën e Barrancas, Guajira, një rajon në veri të Kolumbisë. Prindërit e lojtarit, Luis Manuel Díaz dhe Cilenis Marulanda, po udhëtonin me një furgon. Ata po shkonin për në Los Olivos, lagjen ku ata jetojnë, kur u kapën nga persona të armatosur, me motorë. Keqbërësit ndaluan mjetin ku ndodheshin prindërit e Diaz dhe i morën me forcë me vete. Menjëherë nisi bashkëpunimi mes forcave ushtarake dhe policisë për zgjidhjen e rastit. Lexo më tej: I zbritën nga makinën nën kërcënimin e armëve: rrëmbehen prindërit e Luis Diaz

E ËMA U LIRUA E PARA

Sipas asaj që u mësua, edhe falë lajmeve që vinin nga Kolumbia, nëna e futbollistit ishte e para që u lirua. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bashkëshorti ishte ende në duart e banditëve. “Kam folur me nënën e Luis Diaz – deklaroi një burim policor për shtypin e Bogotas-. Ajo është e frikësuar, por është mirë. Ata i morën dhe i detyruan të zbrisnin nga makina, duke i çuan nëpër shtigje”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI