Flash

Pësoi hemoragji cerebrale në prill 2022, Stefano Tacconi kthehet më në fund në shtëpi: "Fitoi"

Lapsi.al 29 October 2023
Pësoi hemoragji cerebrale në prill 2022, Stefano Tacconi kthehet
"Ai fitoi! Ne fituam! Le të shkojmë në shtëpi, këtë herë të gjithë së bashku." Me një postim në Instagram, Andrea Tacconi, djali i ish-portierit të Juventus, Stefano, njofton fundin e kalvarit të gjatë të babait të tij. Tacconi pësoi hemorragji cerebrale më 23 prill 2022, gjatë një aktiviteti bamirësie. Pas largimit nga spitali Alessandria, në mars 2023 ai i besoi kurave në Don Gnocchi të Milanos. Ndërsa më 21 qershor u transferua në një institucion më afër shtëpisë, ku mund të vazhdonte fazën e rehabilitimit në Casa Sollievo della Sofferenza të San Giovanni Rotondo. Tacconi, 66 vjeç, ishte rikthyer të shijonte normalitetin e jetës, pas ishemisë cerebrale, më 9 gusht 2023, kur mori dritën jeshile nga mjekët për të shijuar një mbrëmje larg spitalit të Padre Pio së bashku me familjen dhe disa miq. Pronari i lokalit ku shkoi Tacconi zbuloi në rrjetet sociale: “E pamë të qetë dhe të lumtur”. Tacconi kishte marrë pjesë në një aktivitet bamirësie dhe po lëvizte për të shkuar në takime të tjera kur pati dhimbje koke shumë të fortë, që e detyroi të nxitonte në spital në Asti. Ish-portieri i Juventus u transferua në departamentin e neurokirurgjisë së Alessandria, ku u diagnostikua me hemorragji cerebrale për shkak të këputjes së aneurizmës. Gjendja e tij u shfaq menjëherë shumë e rëndë dhe Tacconi u operua menjëherë për të shmangur një hemorragji të dytë dhe fatale. Në qershor 2022 u krye një operacion i dytë dhe më pas nisi rikuperimi i gjatë dhe i vështirë, deri në lajmin e mirë të sotëm.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI