Flash

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Deputeti belg: Shqipëria në BE, jo në kurriz të sundimit të ligjit

Një muaj protestash në Shqipëri ka shkuar përtej turizmit. Është bërë një provë nëse Brukseli i mban vendet kandidate sipas vlerave evropiane dhe jo vetëm sipas listave teknike të kontrollit. Ligjvënësi belg Michel De Maegd i tha “EU Perspectives” se rruga e Tiranës drejt BE-së nuk mund të vijë në kurriz të sundimit të ligjit.

22:12

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për "manipulim tregu" dhe "falsifikim kompjuterik" ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik.

21:56

Arrestohet një polic në Dibër

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer ve...

21:29

"Për goditje është ndër më të mirët". Abilaliaj i falet Kekos, Martini e ka me Filin: "Me atë gol fitonim ne"

Lapsi.al 28 October 2023
"Për goditje është ndër më të

"Që nga fillimi i ndeshjeve deri në fund kemi bindje se kemi lojtarë të mirë, të uritur. Të gjithë kanë besim, por rëndësi ka që lojtarët besojnë deri në vërshëllimën përfundimtare. Prandaj arrijmë të shënojmë". Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv/trajner i Partizanit shpjegon thjesht efektshmërinë në minutat shtesë. Të kuqtë kanë vendosur, për të tretën ndeshje radhazi, me një gol në kohën shtesë. E tani me Teutën ishte Keko ai që vendosi: “Rëndësi ka ecuria pozitive e ekipit dhe jo kush është trajneri -tha Abilaliaj -. Në fakt mungonim disi në mentalitet, të cilën po e krijojmë me fitore të rëndësishme. Fitoret në seri bëjnë që ekipi të rritet psikologjikisht. Të tjerat janë dytësore se lojtarët tregojnë në fushë ato detyra që u ngarkohen".

Abilaliaj ka elozhe për djaloshin, por edhe një tërheqje "veshi": "Ka qenë një kënaqësi për mua, nga mënyra sesi është stërvitur ai djalë. I japim besim, por duhet të rregullojë edhe disa aspekte, siç është posedimi i topit. Sa i përket forcës goditëse në fazën sulmuese është nga më të mirët. Por duhet të rregullojë posedimin e topit dhe disa gjëra të tjera për të qenë gati për titullar. Ne presim shumë nga të gjithë, jo vetëm nga Keko. Sot kishim 7-8 lojtarët me moshë të re dhe presim të gjithë lojtarët të jenë të uritur”, përfundoi Drejtori Sportiv.

MARTINI NGEL NË "KLASË" ZËVENDËSUESIT DHE... FILIN

“Jam i zhgënjyer me rezultatin e jo lojën. Kemi pasur raste të pastra për të shënuar në pjesën e parë. Humbëm penallti e Partizani nuk na gjuajti asnjëherë në portë. Përtej 10 minutave të fundit që na vuri në presion, nuk jam i kënaqur me ata që hynë në fushë në pjesën e dytë. Kur pritnim të mbanim topin, ramë në lojë, Kjo është e pafalshme. Futbolli luhet jo vetëm me titullarë, por edhe ata që hyjnë. Jam i zhgënjyer prej tyre". Fjalë të forta nga Edi Martini, tekniku i Teutës që nuk arrin ta pranojë humbjen me Partizanin në atë mënyrë. Durrsakët u ndëshkuan në shtesë nga goli i Kekos, por në pjesën e parë humbën një penallti.

Pikërisht ajo penallti mund të ndryshonte shumë: "Penalltia jo vetëm do e ndryshonte, por do të fitonim ndeshjen. Futbolli është i paparashikueshëm por mënyra se si luajtëm pjesën e parë të lë të kuptosh. Jam i kënaqur nga shpirti i garës, por ajo që duhet tani janë pikët dhe këto djegin më tepër - analizoi Martini, duke shtuar -. Futbolli është edhe çështje fati, normalisht penalltia e goli më lënë shije të hidhur. Nuk mendoja që do të ndodhte kjo gjë, edhe pse Partizani rriti presionin në fund".

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI