Flash

Inter hedh në gjyq ish-sponsorin e fanellave: Zytara Labs nuk i ka paguar 30 milionë euro

Lapsi.al 28 October 2023
Inter hedh në gjyq ish-sponsorin e fanellave: Zytara Labs nuk i ka paguar
Inter ka vendosur të padisë Zytara Labs për mbi 30 milionë euro të papaguara për sponsorizimet e fanellave të zikaltërve të sezonit të kaluar. Klubi kishte apeluar në Gjykatën e Milanos, e cila lëshoi një urdhër kundër platformës dixhitale që zotëron markën Digitalbits. Pikërisht kjo markë u shfaq në fanellat e lojës, deri në pranverën e kaluar. “Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin ndaj Zytara Labs sipas kërkesës sonë. Aktualisht po procedojmë me hapat e nevojshëm për t'i dhënë komunikim adekuat palës tjetër”, thuhet në shënim. Lexo më tej: Inter, thyerje përfundimtare me Digitalbits: hiqen logot nga fanellat brenda fundit të tetorit Në muajin shkurt Inter bëri të ditur se kompania në fjalë nuk kishte paguar asnjë nga 3 këstet e parashikuara në kontratë. E pak më pas nga konstatimi, marka u hoq nga uniformat e ekipit të parë, përpara marrëveshjes së re me Paramount+.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI