Flash

Interistët gati të çmendin Lukakun, Curva Nord do të shpërndajë bilbila: 22 euro gjobë kush i përdor

Lapsi.al 28 October 2023
Interistët gati të çmendin Lukakun, Curva Nord do të
Bilbilat nuk lejohen, por duket se do të jenë një prej ‘armëve’ për të luftuar Romelo Lukakun, në ardhjen e parë në San Siro si kundërshtar. Protesta e pritur nga tifozët e Inter për kthimit e belgut – i konsideruar si tradhtar – me fanellën e Romës, po merr karakteristikat e një telenovele. Nga 70 mijë bilbilat përshëndetëse në javët e fundit është arritur në pak më shumë se 30 mijë, por pas ndalimit të shpërndarjes së tyre të vendosur nga selia e policisë së Milanos, ka një kapitull të ri në qytet. Curva Nord nuk duket e gatshme të dorëzohet. Curva Nord - që shprehu indinjatën e saj publikisht duke përmendur një precedent të trajtuar ndryshe nga të njëjtat institucione në Firence - vendosi të shpërndajë bilbilat jashtë stadiumit Meazza para ndeshjes, duke sfiduar dispozitën. Në portat e hyrjes kontrollet do të jenë më të forta se zakonisht, por hyrja masive e pajisjeve vështirë se do të ndalet. Lexo më tej: Ironia e Mourinho: "Lukaku nga Inter te Roma një dramë. Po Calha nga Milan te Inter?" Dënimi? Qesharak është pak të thuhet. Në fakt, kushdo që arrin të përdorë bilbilin gjatë ndeshjes, duke u denoncuar dhe identifikuar, do të gjobitet me 22 euro.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI