Flash

Tirana në ankth, debuton Mehmeti, Partizani me drejtor në pankinë: Superiorja bëhet gati për fazën e dytë

Lapsi.al 26 October 2023
Tirana në ankth, debuton Mehmeti, Partizani me drejtor në

Kampionati bëhet gati për raundin e dytë: dy ndeshje të premten e tre të shtunën do të kompletojnë javën e 10 të Superiores. Skuadrat kanë tani përpara një tjetër sforco, para pauzës së kombëtares. Tirana e ka të ndaluar të mos fitojë, pas dy humbjesh, Partizani vazhdon të drejtohet në pankinë nga Drejtori Abilaliaj. Te Dinamo debuton Mehmeti, ndërsa nga kjo situatë shpreson të përfitojë Egnatia kryesuese.

Pas pikëve të fituara me Nicën në pankinë, Kukësi tashmë e ka treguar se mund të frikësojë këdo. Verilindorët janë bashkuar me grupin tjetër të skuadrave dhe kërkojnë të dalin nga zona e rënies. Nica kërkon që blutë të tregohen një skuadër fushe. E rasti për ta aplikuar është kur në orën 14.00 në Kukës Arena të mbërrijë Vllaznia. Shkodranët vijnë nga suksesi në Korçë. Por Memelli ka nevojë për vazhdimësi për të rikapur zonën e katër të parave, për momentin -1.

Ngjeshja e renditjes, ku e treta ku bën pjesë Laçi nga e nënta i ndajnë vetëm 3 pikë e bën transfertën me Erzenin shumë delikate për bardhezinjtë e Josës. Pas humbjes me Kukësin, kurbinasit nuk mund të gabojnë ndaj shijaksve. Skuadra e Deliallisit, me 11 pikë, është vetëm dy pas tyre.

SUPERIORE, JAVA X

27/10/23

Kukësi 14 : 00 Vllaznia

Erzeni 17 : 00 Laçi

28/10/23

Tirana 14 : 00 Dinamo

Teuta 17 : 00 Partizani

Skënderbeu 17 : 00 Egnatia

Vëmendja, megjithatë, është e përqendruar në derbin kryeqytetas, jo aq shumë për spektaklin që pritet, sa për momentin e Tiranës dhe Dinamos. Me dy humbje radhazi Ahmataj e di që ka mbetur pa alibi. Përballë do të jetë vërtetë skuadra e fundit me 7 pikë, por që me rikthimin e Mehmetit në pankinë është e paparashikueshme në lojë.

Në orën 17 do të luhet edhe ndeshja e parë e këtij sezoni mes Teutës dhe Partizanit, që nuk e kanë rikuperuar ende sfidën e shtyrë të javës së parë të kampionatit. Të kuqtë janë ende me drejtorin Abilaliaj si trajner provizor, por vijnë nga dy fitore radhazi. Ndërsa Martini mund t'i ketë dhënë besim durrsakëve me përmbysjen spektakolare të javës së fundit ndaj Dinamos.

Lexo më tej:Video/ Dinamo mbytet në rrebeshin e Elbasanit: polemika për penalltinë, Teuta e përmbys në shtesë

Në fund, por jo nga rëndësia, është përplasja në Korçë, ku Skënderbeu i alergjisë ndaj barazime, 0 në kolonë, do të presë kryesuesit e Egnatias, që sapo ka mundur dy nga skuadrat e kryeqytetit.

 

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI