Flash

Shqipëria përmirëson hierarkinë në renditjen e FIFA-s: vendimtare tre fitoret e barazimi në Pragë

Lapsi.al 26 October 2023
Shqipëria përmirëson hierarkinë në renditjen e FIFA-s:
Një formë e tillë si ajo e muajve të fundit do të reflektohej edhe në pozicionimin në shkallët hierarkike të FIFA-s. Shqipëria, në fakt, siguroi katër rezultate pozitive në muajt shtator-tetor. Gjithçka nisi me barazimin 1-1 në Pragë ndaj Çekisë. Pastaj erdhi fitorja 2-0 me Poloninë në Tiranë, për të vijuar me triumfin e madh ndaj Çekisë 3-0 po në Tiranë në tetor. Që të treja sfida të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Ndërkohë, kuqezinjtë e mbyllën muajin tetor me një tjetër sukses 2-0 në miqësoren ndaj Bullgarisë. Kuqezinjtë pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në kualifikueset e Europianit kryesojnë renditjen në Grupin E me 13 pikë. Shqipëria është vetëm një pikë larg suksesit, për të siguruar matematikisht kualifikim në “Euro 2024”. Falë këtyre dy rezultateve pozitive, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë renditet tashmë në vendin numër 59 në klasifikimin e FIFA-s. Skuadra e teknikut Sylvinho ka tashmë 19 pikë më shumë krahasuar me renditjen në muajin shtator. Lexo më tej: Trajneri Sylvinho: "Kemi bërë diçka fantastike, por nuk ka mbaruar asgjë akoma" Një tjetër lajm shumë i mirë për kuqezinjtë, të cilët do të rikthehen sërish në fushë në muajin nëntor. Janë për tu luajtur edhe dy finalet e fundit në Grupit E, me sfidën në Moldavi me 17 nëntor. Tre ditë më vonë, më 20 nëntor, do të luajnë sfidën e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI