Flash

Grosso kërkon spiunin e dhomave të zhveshjes: tekniku i Lyon anulon stërvitjen

Lapsi.al 25 October 2023
Grosso kërkon spiunin e dhomave të zhveshjes: tekniku i Lyon anulon

Klima vazhdon të jetë veçanërisht e tensionuar në shtëpinë e Lyon. Skuadra franceze ka zbritur në vendin e fundit në Ligue 1. E ardhja e Fabio Grosso nuk duket se e ka zgjidhur situatën. Ish-trajneri i Frosinone rimori besimin e presidentit John Textor pas disfatës ndaj Clermont. E megjithatë problemet brenda dhomave të zhveshjes duket se shkojnë përtej atyre të shfaqura në fushë.

Sipas asaj që ish-futbollisti Jérôme Rothen zbuloi për RMC Sport, kampioni i botës i vitit 2006 nuk pëlqehet nga shumë prej lojtarëve të tij: "Nuk do t'i them emrat sepse mund t'i vërë në vështirësi. Por Grosso është tashmë në qendër të vëmendjes. Vështirë se ka mbetur një lojtar që mund ta 'shohë'. Ka lojtarë ekspertë dhe madje me shumë përvojë, që më kanë thënë se ai është ndër trajnerët më të këqij që kanë pasur ndonjëherë", shpjegoi ish-mesfushori i Paris Saint Germain.

Lexo më tej: Ligue 1, Domenech urrejtje kundë kampionëve të botës 2006: "Weekend i pafat për italianët"

Tensionet i konfirmoi "L'Equipe" që nënvizoi se si ish-mbrojtësi i Palermo, Juventus dhe Inter është vënë në lëvizje për të gjetur "spiunin" e dyshuar. Tekniku ka thirrur grupin në dhomën e zhveshjes për rreth gjysmë ore. Hetimi ka qenë se kush nga lojtarët i ka rrëfyer këto gjëra për Rothen. Pasi nuk mori asnjë reagim pozitiv, Grosso mesa duket vendosi të anulojë stërvitjen e pasdites.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI