Flash

Fabrizio Corona tronditi Italinë me zbulimet e basteve: fotografi hetohet per shpifje të agravuar

Lapsi.al 24 October 2023
Fabrizio Corona tronditi Italinë me zbulimet e basteve: fotografi hetohet

Fabrizio Corona u regjistrua nga prokuroria e Milanos në regjistrin e të hetuarve për shpifje të agravuar. Hetimi është në lidhje me ankimimet e depozituara ditët e fundit nga Stephan El Shaaraëy dhe Nicolò Casale pas shpërthimit të çështjes së basteve. Dosja është në dorën e kryeprokurorit të Milanos, Marcello Viola dhe zv/prokurores Letizia Mannella, por nuk përjashtohet që të caktohet edhe një prokuror i tretë. Për momentin, për akuzat publike të bëra javën e kaluar në Striscia la Notizia dhe në gazetën Dillingerneës.it, është nën hetim vetëm ish-mbreti i paparacëve.

Corona me atë rast kishte përmendur emrat e mbrojtësit të Lazios dhe sulmuesit të Romës, si dhe atë të Federico Gatti. Në Prokurorinë e Milanos aktualisht nuk ka asnjë ankimim të paraqitur nga avokatët e mesfushorit të Inter, Nicolò Barella. Edhe ai u përfshi në këtë çështje nga një artikull në La Verità. Në ankimim, avokatët e sportistëve kërkojnë gjithashtu të eksplorojnë hipotezën e krimit të shpifjes dhe zbulimit të sekreteve. Gjithcka lidhet me raportet e dhëna nga Corona për skuadrën e lëvizshme të Torinos që hetonte çështjen e basteve.

ANKIMIMET E FUTBOLLISTËVE

"Megjithëse nuk jam i prirur të ekspozohem publikisht, reagimi im mund të jetë vetëm shumë i prerë. Ajo që ndodhi ishte krejtësisht një operacion famëkeq dhe, akoma më keq, kirurgjikisht i orkestruar", shkroi El Shaaraëy në ankimimin e paraqitur së fundmi. “Për të mbrojtur veten, klubit me të cilin jam i lidhur dhe, në fund të fundit, futbollin italian – shpjegoi më tej lojtari verdhekuq – autorët e tij sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të largohen nga çdo iniciativë e ngjashme”.

Ankesa e Casale daton të enjten e kaluar. “Nicolò nuk ka vënë kurrë bast për një ngjarje sportive. E është e papranueshme presionit të cilit iu nënshtrua në bazë të fjalës së një krimineli të konfirmuar, të gatshëm të bëjë gjithçka për të pasur shikueshmëri mediatike”, shpjegoi avokati Guido Furgiuele.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI