Flash

"Patëm lodhje fizike e psikologjike": Abilaliaj i falet kualiteteve, Deliallisi "meritonim më shumë"

Lapsi.al 23 October 2023
"Patëm lodhje fizike e psikologjike": Abilaliaj i falet

"Ishte kundërshtari i parë që na është mbrojtur me kaq shumë forca. Jemi munduar që me kualitetin e lojtarëve që kemi të arrinim tek goli. Por asnjëherë nuk është e lehtë kur përballesh në katër ditë kundër një skuadre, që kryesisht kundër të mëdhenjve ka fituar përveç Egnatias”. Arbër Abilaliaj, Drejtori Sportiv i Partizanit, për të dytën ndeshje radhazi në pankinë, bën bilancin e një ndeshje të ethshme. Të kuqtë arritën të kalonin Erzenin vetëm në shtesë e në këtë pikë ndikoi edhe derbi i katër ditëve më parë: “Në pjesën e parë u munduam të rikuperonim atë ku e humbisnim topin. Në pjesën e dytë lodhja në këmbët e lojtarëve dukej. Lodhje fizike por edhe psikologjike. Kemi në stol shumë lojtarë dhe sulmues që mund të jepnin kontributin dhe këtë bëmë”.

Abilaliaj pastaj e forcoi konceptin: “Gjithë reagimet që patëm nga pankina kanë qenë thjeshtë lodhje emocionale. Kjo na detyronte mos të rikuperonim topat menjëherë. Dëshira është e madhe për të luajtur, por lodhja është lodhje. Për agresivitetin e Erzenit duhet të merrnim masa. Ishte shumë e rëndësishme të barazonim forcat përsa i përket energjisë dhe na duheshin ndërrime. Bëjmë shumë raste, por vuajmë të konkretizojmë - tha Abilaliaj, që në fund sqaroi situatën e trajnerit -. Derisa marrim 3 pikët kjo do të jetë përgjigja (qesh). Nuk duhet të nxitohemi për shkak të sigurisë që na jep grupi. Duam të bëjmë një zgjedhje afatgjate”.

DELIALLISI: MERITONIM MË SHUMË

“Dua të falenderoj djemtë për mundin, sakrificën, djersën pasi dhanë mbi maksimumin, më shumë se sa duhet. Portieri ynë ska bërë asnjë pritje tjetër përveç golit në pjesën e parë, pjesa tjetër ishte në kontroll. Nuk ishte ndeshje me intesitet, meritonim diçka më shumë sot për atë që dhamë në fushën e lojë". Alfred Deliallisi përtypet hidhur pasi pa barazimin t'i ikë nga duart në shtesë. Tekniku i Erzenit ndjen keqardhjen, pasi barazoi me 10 lojtarë dhe i shkoi ndeshjes deri në fund: "Nuk na kapën në kundërsulm, edhe goli që pësuam ishte aksidentalisht, një episod që mund të ndodhë".

Pastaj duke folur për kartonin e kuq të Kahrimanovic, tekniku komentoi: "Amiri është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, janë gjëra që ndodhin, por nuk duhet ta kryqëzojmë se normalisht dhe ai është i mërzitur, është diçka që nuk kthehet më. Nuk doja që lojtarët të dorëzoheshin, të jepnin maksimumin nga vetja, sepse mund të rezultonte fatale pasi dihen cilësitë e rivalit”, deklaroi Deliallisi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI