Flash

Camp Nou i ri do të jetë një spektakël: video i ka lënë tifozët gojëhapur

Lapsi.al 23 October 2023
Camp Nou i ri do të jetë një spektakël: video i ka
18 muaj pritje, ndoshta edhe ndonjë më shumë, në të cilat Camp Nou i vjetër do të kalojë në rikonstruksion dhe Barcelona do t'i luajë ndeshjet e saj në shtëpi në stadiumin Olimpik të qytetit. Për klubin dhe tifozët, megjithatë, padyshim që do t'ia vlejë pritja. Arsyeja është e thjeshtë: pas rinovimit impianti i ri blaugrana do të jetë një spektakël për sytë e të gjithëve. Videoja e shpërndarë nga katalanasit në rrjetet sociale, fjalë për fjalë, të lë gojëhapur.

CAMP NOU I RI ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM

Harrojeni Camp Nou "e vjetër" historik, i madh por jo shumë funksional, madhështor por i parehatshëm për tifozët e detyruar ta shikojnë ndeshjen nga larg. Pa harruar se 50% e stadiumit është i pambrojtur nga kushtet e pafavorshme të motit. Puna e restaurimit në shtëpinë blaugrana ka nisur disa muaj më parë dhe rezultati përfundimtar do të jetë sensacional, siç tregohet në një video të shpërndarë në kanalet sociale të klubit. Lexo më tej: Video/ Barcelona gropos një thesar në Camp Nou para nisjes së punimeve: ja çfarë fshihet poshtë barit Hapësirë për 110 mijë spektatorë, pamje harmonike dhe moderne, e projektuar vërtet në të ardhmen. Mbulimi total i shkallëve, të cilat do të çmontohen dhe rindërtohen. 1.5 miliardë janë shpenzuar për "Spotify Camp Nou" (ky është emri i tij i ri). E tani, impianti premton të konkurrojë në kushte të barabarta me Santiago Bernabeun e ri.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI