Flash

Tifozët e City u tallën me ndarjen nga jeta të Bobby Charlton: klubi kërkon ndjesë e kërcënon autorët

Lapsi.al 23 October 2023
Tifozët e City u tallën me ndarjen nga jeta të Bobby Charlton:
Manchester City ka dënuar thirrjet e tifozëve të tyre, me referenca fyese për vdekjen e ikonës së United, Sir Bobby Charlton. Episodi ndodhi para ndeshjes kundër Brighton në Etihad Stadium të shtunën. Një video e publikuar në internet tregon grupe mbështetësish të Citizens që bërtisnin dhe këndonin 'Bobby is in a box'. Një gjest i turpshëm i cili u stigmatizua menjëherë nga klubi kampion i Europës: "Manchester City FC është jashtëzakonisht i zhgënjyer kur mësoi për këto thirrje ofenduese nga një një numër i vogël njerëzish për Sir Bobby Charlton - thuhet në shënim -. Klubi i dënon këto thirrje në termat më të ashpër dhe i kërkon falje pa rezerva familjes dhe miqve të Sir Bobby dhe të gjithë atyre në Manchester United". Njeriu simboli i fitores së Anglisë në Kupën e Botës 1966, Bobby Charlton gjithashtu arriti sukses të madh në nivel klubesh me United. Red Devils u bënë klubi i parë anglez që fitoi Kupën Evropiane në vitin 1968. Lexo më tej: Anglia humb një 'Sir': ndahet nga jeta legjenda e Manchester United Bobby Charlton Përveçse i kërkoi falje familjes së Charlton dhe United për sloganin e një "numri të vogël individësh", City premtoi të ndërmarrë veprimet më të ashpra kundër kujtdo që besohet të jetë i përfshirë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI